Nga Ylli Manjani/
Doktori nxori dje në publik një denoncim sipas te cilit “droga e sekuestruar e Maminasit është shitur tashmë në Itali...”
Ndjesia më sugjeron fuqishëm që kjo gjë duhet besuar. Sinqerisht tentoj ta besoj këtë gjë.
Duhet të pranoj që ndjesia jo gjithmonë nxit arsyetime të drejta, por në kushtet e mungesës së informacionit zyrtar cilido gjykon me ndjesitë e tij/saj.
Nuk ka llogjikë që të sekuestrohet një sasi kaq e madhe, për të cilën porositësit kanë parapaguar, kanë marrë dhe garanci politike dhe të mos vritet askush...
E vetmja llogjikë që e spjegon këtë realitet është që “porositësve” ju është dhënë malli mbrapsht.
Megjithatë, prokuroria ka barrën publike të provojë të kundërtën. Të tregojë se ku është malli i sekuestruar sipas inventarit të aktit të bllokimit. Të tregojë mallin e sekuestruar dhe jo eventualisht të zëvendësuar me niseshté...
Uroj të mos jetë asgjesuar pa vendim ose praninë e Prokurorit, siç ka ndodhur në të shkuarën!