Lleshi e ‘mundi’ krimin e organizuar, tani i kanë mbetur vetëm tifozët

Hënë, 11 Mars 2019 12:11

Teksa vendi është në gjendje të rënduar përsa i përket sigurisë dhe rendit publik, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka një hall shumë të madh: Se si të ndalojë tifozët që bëjnë rrëmuja në stadiume.

Ndërkohë që vrasjet mafioze në rrugët e qyteteve janë bërë një gjë e zakonshme, krimi i organizuar gjithnjë e më shumë fuqizohet, droga është lumë në shkollat dhe rrugët tona Lleshi kërkon që të vendosë rregull në futboll.

Madje nga ajo që tha ai sot në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë ai edhe këtë gjë policia nuk e bën dot sepse nuk i ka fuqitë e duhura.

Po mirë more zotëri ministër, për çfarë na duhet Policia e Shtetit neve? Të mbrojë plantacionet e drogës? Të bëhet njësh me krimin? Të arrestojë protestuesit e opozitës? Apo që të hedhë gaz lotsjellës mbi protestuesit?!

Modifikuar më Hënë, 11 Mars 2019 17:13
Login to post comments