Zheji: Rama, zotëri që zbythet në politikë. Të japë pushtet për të mbrojtur shtetin

Saturday, 16 Mars 2019 21:58

“Mbaj mend që duhet të mos këshillosh këshilltarët por të këshillohesh prej tyre zoti Kryeministër”. Kjo ishte këshilla që analisti dhe drejtuesi i emisionit “360 Gradë”, Artur Zheji i përcolli nga studio e lajmeve të Rtv Ora kreut të qeverisë.

Zheji thotë se vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë politike është një marrëveshje mes palëve.

Zheji: Unë jam për kompromis.Marrëveshja është rruga më e mirë, ka hapësira për marrëveshje dhe nuk ka pse kryeministri të tentojë ta çojë situatën e tensionuar deri në prill dhe maj sepse pastaj vjen dhe plani i zgjedhjeve të qershorit me shpresën që siç ndodhi në 2017 dy vjet më parë të vinë ndërkombëtarë dhe ti turren opozitës.Nuk kanë çfarë i bëjnë opozitës as ndërkombëtarët. Opozita ka dorëzuar mandatet. Zëvendësuesit që hyjnë aty nuk bëhen dot kurrë 140, por edhe nëse bëhen nuk janë bartës të siglës së partisë së tyre. Do të jenë një grup i pavarur laraman, do votojnë ato që do të votojnë.Po të dalin nesër në popull të kërkojnë vota, populli i injoron, nuk janë profile, me përjashtim të Murrizit që ka marrë votat vetë dhe është një goxha zonjë Rudina Hajdari që edhe ajo mund të marrë vota nesër dhe pasnesër.

Po si mund të shkohet deri tek dialogu?

Zheji: Zoti Rama duhet të lexojë protestën. Kjo është sot fjala kyç.Mekanizmat? Të kërkojë ndihmë nga Presidenti i Republikës nëse do, të kërkojë ndihmë nga ndërkombëtarët, të ulen në tryezë palët dhe të çedojë pak nga territori i tij për të bërë më të mirën. Do të hynte në memorien historike të shqiptarëve si një Kryeministër që reflekton.Nëse do të hyjë në memorien e shqiptarëve si një kryeministër që injoron pastaj të merret me rakinë dhe verën gjithë jetën.

Për Zhejin as Kuvendi nuk mund të mbahet me ca deputetë laramanë, pa sigël partie.

Zheji: Nëse një deputet është zgjeddur në emër të PD-së apo LSI, kush është garanti dhe referenti i votës? Është partia.E kanë të drejtën ligjore, janë aty ku janë. Por nuk kanë të drejtën të ulen në ndjenjëset e parlamentit dhe të thonë që janë deputetë të PD apo LSI, këtë të drejtë e ka partia e tyre e origjinës që mblodhi vota për ta dhe dha siglën.Dy prej tyre që në rastin e parë votuan pro qeverisë, në mënyrë qesharake kur partia që i ka vënë në lista dhe bërë deputetë është në opozitë. Por është e drejtë e tyre që nuk e ka kontestuar njeri por në kodin moral është problem tjetër.

Ajo që është më shqetësuese, sipas Zhejit, është fakti se kriza tashmë ka tejkaluar politikën.

Zheji: Jemi në krizë dhe kriza nuk është më vetëm politike por një krizë e një keqkuptimi të madh që mund të shndërrohet në një gjë më të rrezikshme mes shumicës së popullit shqiptar dhe një kryeministri që nuk ka më de facto shumicën që pretendon se ka pasur në 2017. Këtë duhet ta kuptojë një njeri i mençur që unë akoma besoj në mençuri, jo në vese dhe qeverisje, që është Edi Rama. Duhet të çlirohet urgjentisht nga këshilltarët që i filtrojnë lajmet e vërteta se çfarë po ndodh në këtë vend. Rama e ka treguar disa herë që është një zotëri në politikë që di të zbythet. Duhet të bëjë dy hapa pas, të japë pushtet për të ruajtur shtetin shqiptar. Për të mos e lënë Shqipërinë të bëhet një “dele e zezë” ku të digjen prapë gomat dhe të kemi një përleshje më të madhe. 

Ata prindër që kanë shkuar sot dhe kanë parë fëmijët e tyre që do ta gdhijnë sot gjithë natën, janë dhjetëra fëmijë me kollë dhe të helmuar. Çfarë do të bëjë ai zotëria nesër kur të dalë në protestë? Do ja marrë atë pushkën e gazit atij policit, çfarë do të bëjë? Kjo është të provokosh njerëzit për të konfrontuar popullin kundër popullit. Se policia çfarë është?Policia është popull.Ata janë ca djem dhe vajza të trajnuar, të zgjedhur apo rekomanduar sipas rastit, që marrin 300-400 mijë lek në muaj, rrogë minimaliste dhe një pjesë e tyre nuk janë as nga Tirana. Është shumë e krahasueshme me jetën e atyre që protestojnë vetëm se kanë uniformë që përfaqëson ngjyrat e shtetit.Këta të tjerët nuk kanë uniformë por përfaqësojnë ngjyrat e revoltës dhe të padrejtësisë që ata ndjejnë.

Modifikuar më Diel, 17 Mars 2019 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...