Pse Tahiri i përmend Kurbanin Ramës

Tuesday, 26 Mars 2019 19:27

Saimir Tahiri e ka lakun të fyti pasi pritet të arrestohet si i pandehur me dy akuza të rënda atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe bashkëpunimit me grup të strukturuar kriminal.
Gjykata kaloi sot për gjykim dosjen e tij voluminoze që siç e shikoni në foto ishte aq e madhe sa u transportua me karrocë në korridoret e gjykatës.

Screenshot_1.jpg
Ish-ministrit të Tahiri po i shtrëngohet laku dhe prangat në duar janë vetëm çështje kohe. Prandaj ai përcolli një mesazh të koduar në daljen publike pas 8 orëve në seancë. Tahiri tha se nuk do të jetë ai “Kurban” i politikës që e çoi dyerve të gjykatave dhe brenda në burg.
“Nuk është e kollajtë të jem unë kurban” tha Tahiri.
Ky duket të jetë mesazhi i radhës i koduar që Tahiri i dërgon Ramës. Kohë më parë kur dukej se Rama do tia hiqte imunitetin për të lejuar prokurorinë të kërkonte arrestimin e tij, Tahiri thirri mediat për t’i thënë Ramës se nuk e ka të lehtë ta lëshojë drejt burgut. Tahiri i përmendi shprehjen “S’ka bir nëne e as bir kurve që të më pengojë” dhe çuditërisht Tahirit nuk iu hoq mandati.
Tahiri duket se e kërcënon Ramën sa herë ndihet në vështirësi, jo më kot mediat kanë folur për prova që e implikojnë vetë kryeministrin në çështjet e kanabizimit të vendit./ 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 27 Mars 2019 13:01

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...