Ribërja e hartës së bashkive emergjencë kombëtare

Hënë, 01 Prill 2019 15:23
Nga Fatmir Guda
 
E ashtuquajtura reformë territoriale e ezauroi gjithë kohën e mundshme brënda një mandati 4 vjeçar për tu provuar se sa efikase dhe në dobi të qytetarit ishte. E thënë me pak fjalë, ajo dështoi me sukses të plotë. 
Nqs gjithë pseudoreformat e ndërmarra përsipër me shumë bujë nga mazhoranca e "rilindjes" synim kishin të "liçensonin" qeverinë, që të shtinte në dorë çdo institucion të pavarur që nuk e kontrrollonte më parë, ajo administrative, përveç vënies nën kontrroll të pushtetit lokal, jo vetëm që nuk bëri realitet asnjë prej qëllimeve të premtuara, por shkatëroi deri në qelizë demokracinë lokale, duke shtuar edhe më distancën midis qytetarit dhe pushtetit vendor.
Refreni i propogandës së Edi Ramës, për të justifikuar aktin që kish ndërmarrë të kryente, aspak në përmirësim të qeverisjes lokale, po për të qepur në tavolinë fitoren e bashkive, trumbetonte deri në kupë qiellit për përfitim prej kësaj pseudoreforme të një vlere rreth 80 milion eurosh, nga kursimi që gjasme do ofronte shkrirja e 385 ish-njësive vendore nëpërmjet shkurtimit të administratës së tyre, vlerë e cila thuhej me të madhe se do të destinohej për t'ju shpërndarë 61 bashkive e reja për përmirësimin e infrastrukturës së tyre dhe cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit.
Realiteti shënoi krejt të kundërtën, pasi ish-komunat dhe bashkitë që u shkrinë vetëm ndëruan emrin duke u quajtur njësi administrative dhe numuri i të punësuarve në to jo vetëm nuk u përgjysmua, por u dyfishua, fakt ky i reflektuar dhe në dyfishimin e fondit të pagave krahasuar me vitin 2014, ku siç tregojnë dhe statistikat, konkrretisht fondi për pagat në 61 bashkitë arriti në rreth 120 milion euro. Ç'ka do të thotë dalje fjale 100% nga qëllimi i propoganduar i reformës. Për më keq akoma, në të gjitha ish-komunat e ish-bashkitë e shndërruara në njësi administrative nuk ka më të njëjtën cilësi shërbimesh dhe përgjegjshmëri të gjenduri përballë nevojave të komunitetit. Gjithçka fatkeqsisht është përkeqsuar. Kjo pasi në krye të tyre qëndrojnë administratorë që detyrim i ndjejnë vetëm partisë që i ka emëruar dhe jo komunitetit, sikurse ndodhte me ish-kryetarët, të cilët votoheshin nga këto komunitete dhe ndjenin presionin e ballafaqimit me votë para banorëve të tyre. Kjo natyrisht që nuk vlen për të gjitha ish-njesitë vendore, por shumica dërmuese e tyre ama ishin në efektivitet dhe operativitet shumë herë më të plotë. 
Përveç kësaj reforma administrative ka mbetur gjysmake, pasi gjithçka tjetër që i përkiste edhe institucioneve të tjera vendore si Këshillat e Qarqeve apo institucioni i Prefektit kanë mbetur thjesht hallka burokratike me funksione akoma më të reduktuara, që s'i shërbejnë për gjë komunitetit, por përdoren vetëm për punësim elektoral të mazhorancës.
Ligji i ri për funksionimin e pushtetit vendor përveçse nuk u shoqërua me nxjerrjen e akteve nënligjore, që do ta bënin atë të paktën të zbatueshëm gjithashtu është diagnostikuar si me probleme të rënda në demokracinë lokale që nga transparenca, llogaridhënia apo përfshirja e komunitetit në vendimarrje.
Gjithashtu zgjerimi i kufijve territorialë, pa patur aspak parasysh traditat dhe kriteret sociale ekonomike të komuniteteve, apo largësinë nga qendra e njësisë vendore, por vetëm në funksion të përllogaritjeve bazë traditë votimi, me qëllim bërjen sa më të lehtë fitoren e tyre, ka grupuar artificialisht në 61 bashkitë e reja edhe problematika krejt të ndryshme që ekzistojnë midis zonave urbane dhe atyre rurale.
Fenomen i përsëritur i bashkive të reja, krahasuar me ish-njësitë vendore që i përkisnin ndarjes së vjetër mbetet vartësia ekonomike nga buxheti i qeverisë, duke rrëzuar kështu edhe një tjetër tezë, sipas të cilës ndarrja e re do të krijonte pavarësi ekonomike të njësive vendore me anë të fuqizimit të tyre prej avatazheve që u pretendua se do t'i jepte pseudoreforma. Jo vetëm kaq por për bashki të veçanta është rritur situata debitore në raport me likuiditetet. 
Ndërkaq, edhe funksionet e deleguara nga qeverisja qëndrore drejt pushetit lokal nuk u shoqëruan me efektet e nevojshme financiare duke ua shtuar në këtë mënyrë atyr edhe më barrën ekonomike. 
Dhe në tërësi si për t'i vënë kapak gjithë zallamahisë së shkaktuar prej të ashtuquajturës reformë territoriale është impakti i drejtpërdrejtë i saj në dukuritë demografike. Zonat rurale me distanca të konsiderueshme largësie nga qëndra e bashkisë vijuan me rritme katastrofale boshatisjen e tyre derisa shpopullimi në shifra të frikshme solli dhe zhdukjen e mjaft zonave të banuara kryesisht dhe fshatra me tradita banimi shumë të hershme. 
Është pikërisht koha të vihet alarmi, se tanimë nuk mbetet më asgjë për të provuar. Nuk ka asnjë dyshim se korrigjimi i hartës territoriale është një hap që do t'i bënte dëm vetëm Edi Ramës, të cilit do t'i pamundësonte fitoren në tavolinë të zgjedhjeve lokale, por ama në realitet do t'i sillte mjaft dobi demokracisë lokale, pasi do të afronte qytetarin me pushtetin vendor dhe përmirësonte cilësinë e shërbimit ndaj komunitetit. Për këtë arsye krahas reformës zgjedhore axhendë e qeverisë tranzitore duhet të jetë domosdoshmërisht gjetja e konsensusit politik edhe për ribërjen e hartës territoriale, e cila duhet theksuar që është bërë, jo vetëm në mënyrë të njëanshme, por edhe e pakonsultuar me qytetarët, që në fund të fundit rezultojnë si të prekurit e drejtpërdrejtë prej refomës në fjalë. Nevoja që kish Shqipëria për reformën administrative territoriale, për kohën që u bë ishte imediate, por nxitimi dhe anashkalimi i faktorëve politikë dhe ekstrapolitikë, që do ta bënin atë një reformë t'i rezistonte kohës, solli pikërisht gjëndjen e sotme edhe më të rënduar e më të përkeqësuar në funksionimin e qeverisjes lokale.
 
Login to post comments