Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë nga Durrësi për zgjidhjen e krizës politike në vend. “Besoj vetëm tek dialogu mes partive. Inkurajoj të gjithë politikanët, qoftë mazhorancë, qoftë opozitës.”
Deklarata u bë gjatë ceremonisë përkujtimore të Rezistencës Antifashiste, që shënon sivjet 80-vjetorin, homazheve tek monumenti i Mujo Ulqinakut.
“S’duhet të bëjmë hapa pas për shkak të kokëfortësisë, - ka thënë Meta.