Vrasësi i Ardit Gjoklajt, tani edhe polic rrugor

Diel, 07 Prill 2019 13:18

Neveria që përcjell çdo ditë në ekranet shqiptare kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk paska fund. Propaganda e tij e pakufishme gjithnjë e më shumë bëhet më e padurueshme.

Këtë herë zotëria paska vendosur të bëhet edhe polic rrugor me gjoja nismën e tij që kushdo që ka një mjet në Tiranë t’i falet Lalit dhe të mbjellë një pemë. Në foton e mësipërme e gjeni kryehajdutin me grupin e motoristëve  “Steelwings”, në shfaqjen e radhës të kryemashtruesit të kryeqytetit.

Veliaj kërkon të fshehë gjëmat që i ka sjellë Tiranës, dhe më ketë edhe gjithë vendit. Duhet thënë se ky kryehajdut e ka dëminin po aq të madh sa edhe Sajmir Tahiri ia solli vendit me mbjelljen e ccdo parcele me drogë.

Nuk është e rastësishme kjo valë ndërtimesh në Tiranë , ku sipas shifrave zyrtare bëhet fjalë me mbi 31 milion metra katrorë, një betonizim i frikshëm që e ka bërë këtë qytet të pajetueshëm për qytetarët e thjeshtë.

Në Tiranë nuk ecën dot sot lirshëm, nuk ka zjarrëfikëse dhe ambulancë që futet në Pallate dhe rreziku për jetën bëhet ccdo ditë edhe më i madh.

Një ditë ky njeri do të japë llogari për këtë batërdi të jashtëzakonshme. Kjo është një çështje që sigurisht organet ligjzbatuese do të merren me ashëprsinë më të madhe një ditë por këtë nuk mund ta bëjnë kurrsesi këto që janë nën tutelën e Rilindjes. Ato të një shteti serioz shumë shpejt do ta vënë para përgjegjësisë këtë njeri dhe do të vërtetojnë se si ky e ktheu Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të  pastrimit të parave.

Ky kryemashtrues ka shumë hesape për të larë me drejtësinë shqiptare. Ka atë të Unazës së Madhe, çështje në të cilën derdhi fyerjet më monstruozet për qytetarët por edhe agresivitetin e kishte më të madh edhe se vetë Rama. Sigurisht që kjo që ai bën ka vetëm qëllime propagande, dhe fshehje të së vërtetës pasi duhet thënë që se është shpërndarë kapari.

Veliajt nuk mund t’i harrohet kurrë, deri sa të japë llogari vrasja e Ardit Gjoklajt. Vdekja e një djaloshi shqiptar që erdhi si pasojë e një korrupsioni galopant të Veliajt. Ai dha një aktivitet pa tender dhe atë e mori kryetari i PS-së së Peqinit. E gjithë kjo aferë solli vdekjen e Gjoklajt. Edhe kjo do të kërkojë hetim dhe nxjerrje para drejtësisë, por sigurisht nga një shet që nuk është peng i bandës së rilindjes.

Nuk kanë fund bëmat e këtij kryehajduti. Ky njeri që i vë zjarrin ndërtesa në Tiranë për të dhënë pastaj leje për pallate. Ky njeri që ndihmon në shembjen e Teatrit Kombëtar për të dhënë leje për kulla etj etj.

E gjithë propaganda e tij, këtë kompsomolas, e ka bërë si showman të televizioneve. Në fakt është vetëm një neveri për të mbuluar vjedhjet.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 09:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...