Qytetarëve u ka ngelur vetëm vetëmbrojtja me hunj dhe gurë

Tuesday, 09 Prill 2019 14:18

Nga Neritan Sejamini  

Pas ndërhyrjes brutale të policisë mbi banorët e Bregut të Lumit,  të cilëve  jo vetëm që iu shkatërrua prona, por edhe u rrahën dhe keqatrjatuan nga forcat speciale t; policisë, ka reaguar  në facebook Neritan Sejamini:

“Edi Rama me reformën në “drejtësi” eleminoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe vurin nën kontroll të plotë prokurorinë. Tani, ai mund të nxjerrë kë të dojë nga shtëpitë dhe rrëmbejë prona në mënyrë arbitrare dhe me dhunë, dhe nuk e ndal dot asgjë. Në kushtet kur njerëzit nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore dhe kushtetuese, atyre u mbetet vetëm vetëmbrojtja me hunj dhe gurë. Dhe kjo po ndodh çdo ditë.

Login to post comments