Ngjarja e një dite më parë në Rinas, ku u vodhën 10 milionë euro, tregoi edhe njëherë paaftësinë e Policisë së Shtetit, e cila tashmë nuk është më në gjendje të godasë apo luftojë krimin e organizuar në vend.
Jo vetëm qytetarët shqiptarë që përballen çdo ditë me fenomene kriminale në vend, por edhe mediat ndërkombëtare raportonin se Shqipëria është kthyer në një vend të pasigurt.
Për ngjarjen e vtemja masë e marrë nga qeveria është mënjanimi i policisë dhe futja e ushtrisë. Pra Olta Xhaçka na tha se Shqipëria është vend i pasigurt, dhe policia nuk është më në gjendje që të luftojë krimin e organizuar, pasi tashmë ai ka kapur nivelet më të larta shtetërore.
Policia nuk bën dot më punën e saj sepse Sandër Lleshaj kërkon nga efektivët të mobilizohen vetëm në protesta me gaz lotsjellës, të dhunojnë ata që ngrenë zërin kundër Ramës dhe pas protestave ti arrestojnë ata.
Po lëvizja e bujshëm për të zëvendësuar policët me ushtarë po tregon se Sandër Lleshaj nuk e ka të largët ditën kur të mos jetë më në atë pozicion.