Këta Zhanvalzhanë albanezë

E Enjte, 18 Prill 2019 10:53

Nga Tanush Çaushi

Në media këto kohët e fundit një njoftim që na tronditi:

“Nga buxheti i shtetit i vitit '18 më se 1.7 miliard u shpërdoruan apo u vodhen nga ata që janë lart”.

Nisur nga fakti i njohur se buxheti ynë vjetor është rreth katër miliard, atëhere i bie që më se një e treta e buxhetit ka firasur nga thesi shtet dhe është strukur në të thellin xhep të pushtetarit. Qeveria nuk e mohon, turmat vështrojnë perëndimin e diellit dhe ciftet lëshojnë dëshira të fshehta “ kurorezimin inshallah ne Gjermani”

Opozita proteston deri në vetësakrificë duke u dehur me gazin lotsjellës:

 “Eh këta lot gazi, janë lot gëzimi,sepse ne kemi rritjen ekonomike të krahasuar me Gjermaninë”.

Eshtë fakt se ne po mesojmëe gjuhën gjermane që në kopsht sepse kështu e ka konkurenca në biznes. Biles edhe gjyshi im,dikur partizan rifilloi gjermanishten, që e pati trashëgim nga lufta me gjermanët. Ky është përparim të nderuar shqiptarë,ky është zhvillimi.

“Eh mjerimi sdon mëshirë,por don vetëm te drejtë”

Dhe kjo ndodh në vendin ku kryetaret pashallarë të bashkive skamnorëve të shumtë, invalidëve e të papunëve u leshojnë në shuplakë qindarka për të mbajtur familjet e mëdha e taksat e shumta! Vetëm 4000 lekë në muaj për të mbajtur frymën gjallë, pra vetëm për të ekzistuar si gjallesa mjerane. Më tutje buzeqesh Kryebashkiaku i Tiranës, duke mbjellë nje pemë dhe betohet se këtë radhë do “nusërojë më mirë” dhe gropat e shumta të rrugëve do ti mirembajë, shkolla dhe kopshte me bollëk ne Astir e në Farkë e gjithandej.

Atëherë?... Nga sytë këmbët, dhiareve të malit apo udhëve të detit, me një shpresë të turbullt, me një thinjë në shpirt marrin arratinë zhanvalzhanët albanezë të shekullit XXI. 

“Fluturoi dhe shterg i fundit, madhështor me shpirt të gjorë” -  psherëtinte dikur Poradeci për të gjitha kohët.

Dikujt i buzeqesh fati në Gjermani apo gjetiu tjetër, rropatet e fiton diçka. Dikush tjetër, i yshtur nga bosët e kanabisit këtu, e bën rrugën me kthesa derisa pengohet e rrëzohet.

Dhe vjen njoftimi nga mediat e BE-së: “më datën 5 prill u arrestuan 60 albanezë, pjestarë të mafies së drogës”. Mbushen burgjet me shërbyes, transportues, pilotë të vdekjes, por jo me fajtorët e vertetë. Ata fërkojnë gjithë natën barkun vilave, mejhane apo pabeve e në mëngjes u buzeqeshin turmave nga ekranet e foltoret. Dhe turmat emocionohen dhe nga gëzimi hedhin valle. Pas valles rinisin, ashtu si Sizifi me gurin, të mesojnë ndonjë fjalë gjermanisht apo anglisht

Login to post comments