Rama në traditën e së majtës për shitjen e Kosovës

E Enjte, 02 May 2019 17:03

E majta shqiptare është e lidhur pazgjidhshmërisht më pushtetin në Serbi prej së cilës buron dhe themelimi i saj dhe mbështetja që merr për të qenë në pushtet. E themeluar nga jugosllavët PKSH, më vonë PPSH dhe sot PS, vazhdon të këtë bashkëpunimin të ngushtë me segmentet e Beogradit nga vitit në vit dhe ky bashkëpunim sa vjen dhe thellohet.

E bëri Enver hoxha për 50 vjet në pushtet duke ndenjur fal mbështetje së Beogradit dhe dihet tashmë çmimi që paguan shqiptarët më Kosovën në Serbi dhe masakrat që shqiptarët patën fal rakordimit të regjimit komunist në boshtin Beograd-Tiranë. Për hir të pushtetit regjimi komunist dhe diktatori Hoxha bënë çfarë mundën kundër shqiptarëve mjaft që të mos lëviznin nga karriget e pushtetit.
Ngjarjet sikur përsëriten dhe sot. E majta e cila erdhi në pushtet fal Beogradit në 2013 ku ishin dhe udhëheqës të Beogradit të cilët bekuan Edi Ramën kryeministër. E sigurisht nën këtë bekim dhe pritshmërisë bazuar mbi detyrat konkrete që iu kishte lënë Beogradi për të kryer erdhëm në ditët e sotme ku Rama-Thaci dhe Vuçiç nisën pazaret për çështjen shqiptare, për të copëtuar Kosovën mjaft që Serbia të mbetej e kënaqur nga ky proces. Vazhdojmë në të njëjtën skemë antishqiptare, por jo më atë të diktatorit Hoxha por një tjetër në kohë moderne. Formulën për shkëmbimin e territoreve nuk e solli asnjë në tavolinën e faktorit shqiptar dhe as atë serb, por ishte zelli i Ramës, Thacit në bashkëpunim me Vuçic për interesat e Serbisë që madhe që trazuan jo vetëm rajonin po dhe faktorin ndërkombëtar. Por ky plan djallëzor, antishqiptar i mori goditjen me vdekje në Samitin e Berlinit nga Kancelarja Merkal, e një vendi mik si Gjermania duke xeruar gjithçka të planifikuar nga kjo treshe për të marr territore shqiptare në favor të Serbisë, e për këtë Rama dhe Thaçi ishin dakord mjaft që të rrinin në karriget e ngrohta të pushtetit.

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 18:48
Login to post comments