Konventa Kombëtare e LSI miratoi sot me shumicë votash një rezolutë që synon t’u jap zgjidhje problemeve kryesore që ka vendi me zgjedhjet dhe keqqeverisje. Dokumenti jep përgjigje dhe për sfidat kryesore të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.
Por nga ana tjetër Konventa e LSI-së ishte edhe një goditje e madhe për rilindjen e Ramës. Me programin e saj LSI po mbledh rreth vetes të pakënaqur të PS-së , por edhe ata të majtë të cilët Rama i ka braktisur pasi është fokusuar në sektin e tij të oligarkëve. Partia Socialiste po e ndjen forcën e LSI-së dhe opozitës së bashkuar. Përballë sektit të PPP-ve tashmë ka një alternativë që po shpaloset çdo ditë. Tashmë Rama nuk i gënjen dot më shqiptarët. Opozita premton shembjen e këtij sistemi të kalbur, që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të mësojnë dhe të punojnë.
Kjo nisi me hapin e madh dhe të rrezikshëm të opozitës për të djegur mandatet, si jnë veprim i fundit pas arrogancës së këtij kryeministri për të dëgjuar kambanat e opozitës për atë që edhe Samiti i Berlinit e vërtetoi.
Rezoluta e votuar në Konventën e LSI
Duke vlerësuar se situata politike, ekonomike e sociale në vend është nga më të vështirat e gjithë periudhës së tranzicionit;
Se mazhoranca sot është tërësisht e paaftë për të qeverisur vendin dhe për të çuar përpara procesin e integrimit në Europë.
Se ajo ka zgjedhur arrogancën dhe paligjshmërinë në gjithë veprimtarinë e saj, duke rrënuar tërësisht respektin e saj për Kushtetutën, ligjin dhe ligjshmërinë;
Duke provuar se mazhoranca ka shkatërruar ne themel institucionin e zgjedhjeve, duke u lidhur me krimin dhe duke u rënë peng i tij;
Në kushtet kur Ekonomia e Shqipërisë është e marrë peng nga pak oligarkë, të cilët janë përfituesit kryesorë të parave publike dhe pasurive kombëtare duke thelluar polarizimin ekonomik e social të shoqërisë;
Dhe shoqëria shqiptare, kryesisht rinia, gjendet sot përpara një krize të thellë të besimit dhe po përjeton një emigrim masiv;
Lëvizja Socialiste për Integrim, me përgjegjësi kombëtare e politike, shpall si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët!