Enver Hoxha, vrasësi më i madh i antifashistëve

Diel, 05 May 2019 14:54

Në 30 vite tranzicion, Partia Socialiste për periudhën e krimeve të komunizmit, nuk ka marrë mundimin të kërkojë falje dhe të distancohet nga krimet më monstruoze të kryera gjatë viteve të diktaturës. Kohët e fundit, ka nisur një debat që kulmoi ditën e sotme me rastin e 5 Majit. Pa i mohuar disa vlera PS dhe ish-liderit të saj Fatos Nano, në lidhje me hapjen e kësaj partie, sërish mbeti pa u kryer akti i madh i kërkimit të ndjesës. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por herë pas here ngrejnë krye ekspoznetë dhe ide të rrezikshme brenda saj, mbi krimet e komunizmit dhe glorifikim të kriminelëve që i kryen ato. Dhe në të gjithë këtë zallamahi ndodh edhe një fakt tjetër i çuditshëm që kjo parti merr përsipër të privatizojë luftën antifashiste dhe dëshmorët e saj. Ky lloj privatizimi është më i rrezikshëm sot kur të vërtetat, pak a shumë, kanë dalë dhe hisotria ka vendosur, hap pas hapi, në dritën e fakteve, që e vërteta të mos humbi se ka ende viktima dhe xhelatë të këtij terrori, që janë gjallë. Glorifikimi i terroristëve komuniste është ide e rrezikshme. Në ka një vrasës të madh të antifashistëve ky është terroristi komunist Enver Hoxha. Në asnjë vend të Lindjes, ku mbizotëroi komunizmi gjatë dhe pas luftës, nuk janë vrarë aq shumë antifashistë sa ka vrarë Enver Hoxha. Konntributi i gazetës “55” njihet në këtë pikë dhe nuk po zgjatemi se ky kontribut do të vazhdojë, ditë pas dite, por mjafton të përmendim vrasjen e Qemal Stafës, me të cilin nisi eleminimi i elementëve realë antifashistë.

Ishin provokuese sot deklaratat e eksponentëve të Rilnidjes e PS-së në lidhje me privaitizimin e luftës, kur antifashistë të vrarë janë shumë:

Qemal Stafa

Zai Fundo

Ramize Gjebrea

Mustafa Gjinishi

Shefqet Beja

Irfan Manuni

Dali Ndreu

Koco Theodhosi

Ambyl Këllezi, etj.

Nuk mund të harrohet persekucioni i terrorit komunist ndaj Kadri Hoxhës, Bedri Spahiut, Tahir Kadaresë (vdiq në burg), Hamit Keçi… Historitë e tyre dihen, janë  shkruar e do të shkruhen.  

Shoqëria shqiptare duhet të jetë e kujdeshme ndaj glorifikimeve të nevertishme, si ajo ndaj figurës së Evner Hoxhës, pasi vetëm shoqëritë primitive glorifikojnë xhelatët dhe urrejnë viktimat. /55news.al

auto_e31557052123.jpg

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 09:05
Login to post comments