Mbledhja e opozitës/ Basha: E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë

Diel, 12 May 2019 09:03

Ka mbaruar mbledhja e Partisë Demokratike dhe e opozitës së bashkuar. Pas mbledhjes kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur përpara protestuesve tek selia e PD-së.

Basha ka thënë para protestuesve se ditën e hënë me datë 18 do zhvillohet një protestë tjetër masive kundër Ramës.

‘Nesër (sot) në orën 11 do mbahet protestë para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga policia.

E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë ku shumica pa dallim feje dhe statusi ekonomik kërkojnë largimin e Ramës. Ne jemi e ardhmja, ne do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’- tha kryetari i PD-së.

Në mbyllje të fjalimit Basha u bëri thirrje edhe një herë të gjithë shqiptarëve që ditën e hënë me datë 18 maj, në orën 18:30 do mbahet një protestë tjetër masive për ti dhënë një grusht të fortë politikës kriminale.

 

Fjalimi i plotë i Bashës:

Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, të dashur bashkëqytetarë.

Në këtë orë të vonë të natës dua t’ju kujtoj vendimin unanim të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18 e 30, në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit.

U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen nesër në orën 11, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Drejtorisë së Torturës dhe Krimit, do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Nesër në orën 11, të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë, jo në mes. Shumica dërrmuese e qytetarëve kanë qenë të pranishëm në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë dhe gjithë ata që kanë qënë me ne me zemër dhe me mendje, demokratë e socialist, të djathtë e të majtë, toskë e gegë, të krishterë e myslimanë, pavarësisht prej statusit të tyre ekonomik apo social, të varfër të papunë, sipërmarrje të vogla, intelektualë, artistë, profesorë, studentë, të gjithë dua t’ju shpreh mirënjohjen. Të gjithë jemi në të njëjtën anë. Ne jemi Shqipëria e shpresës, ne jemi Shqipëria europiane, kuqezi, për shpresën kombëtare që po ngrihet, blu me yjët e verdhë të Europës, për ëndrrën që vetëm ne do ta bëjmë realitet. Ndaj, askush most ë mungojë ditën e hënë në orën 18.30, ti japim një grusht vendimtarë klikës kriminale. Dhe nesër në orën 11.00 ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të na bashkohen në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

© SYRI.net

Modifikuar më Diel, 12 May 2019 09:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...