Nga Skënder MULLIQI
Të gjithë ne kur jemi në qytet, në lokale e gjetiu, kontaktojmë në shokë, miqë, njerëz të cilët më parë si kemi njohur, dhe shohim kalimthi plotë figura të tjera. Pas çdo takimi kemi përceptimin e caktuar për përsonat të cilët i takojmë apo i shohim duke levizur. Sigurisht së edhe mund te asocojmë për njerëzit e caktuar. Edhe nga pamja e jashtme njeriu mund të nxjerrë konkludime të caktuara për njerëzit, së çfarë ata mund të jenë në jetë. Kjo botë duket së kurrë më parë nuk është mbushur më psikopatë dhe psikopati, më njerëz të predisponuar për akte dhunuese dhe vrasës serikë. Kriza globale ekonomike e cila që shumë kohë e ka përfshi botën, ka shpërfaqur edhe më shumë agresivitetin e njerëzve, ka shpërfaqur lakminë për të përfituar materjalisht.
Kurrë më shumë nuk kemi pasur mashtrime, manipulime me masën e gjerë. Gjithnjë e më shumë po kemi sjellje të njerëzve në menyrë të pa kontrolluar. Sjelljët kriminale janë bërë dukuri shoqërore që është e keqja më e medhe e cila e ka goditur njerëzimin. Kjo sjellje po reflekotohet në çdo nivel, duke filluar nga pushtetet lokale deri në pushtetet qendrore të një shteti. Një reflektim i tillë i tipit spikopatik është duke u vërejtur gjithnjë e më shumë në ndermarrje të vogla dhe të mëdha … ne jëtën e përditshme… Sjelljët dhe veprimet psikopatike janë egocentrike, janë jo morale, manipulative dhe shumë të vrazhdëta.
Psikopatët shpërfaqin gjoja talentin edhe në udhëheqje, duken të hapur, të sinqertë, por që në fakt janë njerëz agresive dhe të përgatitur që më çdo kusht t'i arrijnë objektivat e caktuara. Tema e psikopatisë bëhet interesante kur ajo futet në kontestin organizativ deri në hijearkitë më të larta shoqërore – politike të një shteti. Ata na shpërfqen si njerëz karizmatik.
Këta psikopatë nuk kan çasje koherente karshi të tjerëve, nuk interesohen për të ardhmen, janë të përgatitur për të mashtruar më një fasadë sharmante duke u përpjekur të na paraqitën si udhëheqës përfekt. Duken së janë njerëz komunikues por në fakt janë shumë dinak dhe agresiv kur është nevoja. Shpërfaqin zemrimin kunder të gjithë atyre të cilët marrin guximin ti kundershtojnë mendimet dhe veprimet e tyre.
Njerëzit më predisponime psikopatike janë të vendosur që me veprimet e tyre të shkojnë deri në fund. Këta bëhën gjithnjë e më agresiv dhe të rrezikshem për shoqërinë për t’i mbrojtur interesat e tyre. Shumë regjime në botë sot janë regjime terrorizuese.Dhe, mu për këtë kemi edhe aq shumë akte terroriste në botë.
Manifestimet e tilla psikopatike janë degraduese . Tragjike për një shtet është kur psikopatet arrijnë ta udhëheqin shtetin. Çka pritet të ndodhë më atë shtet kur njerëzit të cilët e kan gjendjen psikologjike të luhatshme të vijnë në krye të udhëheqjeve partiake e shtetërore …?Sigurisht asgje te mire.