Video-editoriali i gazetës gjermane/ BILD ‘ekzekuton’ Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri

Premte, 17 May 2019 17:51

Gazeta më e madhe në Gjermani BILD ka botuar një speciale për Shqipërinë ku e konsideron kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’

Më poshtë i plotë i përkthyer nga origjinali:

Ditët e fundit ka patur përleshje në rrugë, në protestat kundër qeverisë shqiptare në kryeqytet, Tiranë; demonstruesit e opozitës kanë hedhur koktejle molotov dhe bojë kundër selisë së qeverisë të kryeministrit Edi Rama. Policia ka përdour gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe shumë protestues janë plagosur

Tani është e qartë për pjesën tjetër të Europës se diçka është seriozisht gabim në tokën që ishte krejtësisht e izoluar nën regjimin e epokës së gurit të komunistit Enver Hoxha në periudhën 1944 -1985. BE vendosi në vitin 2017 të hapte negociatat e antarësimit me Shqipërinë.

Ironikisht me Shqipërinë. Ironikisht me një shtet të mafias.

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e një gangsteri: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga Parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafajn, dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore. Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një Komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.

Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani. Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”. Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Gazetari investigativ Basir Çollaku thotë: “Nën Edi Ramën, ka patur një përhapje eksplozive të prodhimit të drogës në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të shërbimeve inteligjente perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europë vjen nga Shqipëria”.

Drejtuesit e policisë janë të korruptuar

Policia shqiptare vetë konsiderohet e korruptuar, veçanërisht drejtuesit.

Policët shqiptarë që, në fakt, hetojnë kundër Policisë dhe politikanëve janë arrestuar ose vënë në arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë, Itali dhe Finlandë disa oficerë të lartë Policie kanë fituar azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-Shefi i Policisë Kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës. Zagani u mbajt në qeli izolimi për gjysmë viti dhe më pas në arrest shtëpie pasi u tregoi shefave të tij të dhëna konkrete për përfshirjen në trafik droge të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai më në fund qe në gjendje të ikte nga Shqipëria bashkë me familjen falë policëve dhe agjentëve italianë.

Përfundimi i tij për BILD: vendi im është një shtet i mafias. Aty sundon mafia.

Modifikuar më Premte, 17 May 2019 20:00
Login to post comments