Heshtja jo diplomatike

Diel, 26 May 2019 18:18

Një nga protesta dhe demonstrimet më të mrekullueshme dhe më të mëdha që ka parë Shqipëria u zhvillua dje në tiranë. Pamjet ishin emocionuese dhe raporti midis asaj çfarë parashikohej dhe ajo që ishte në të vërtet, sigurisht që anoi nga e mira, nga qytetarët.
Deklarata pas deklaratash, kuisje të shërbyesve vendas, kasandara lart e poshtë, kush me pagesë e kush instiktive, dje u përplasën pas murit njerëzor të një kombi që as nuk do ta shesi demokracinë dhe as nuk do të bëjë më koncesion. Deklaratë pas deklaratash kanë muaj që vijnë, kush me protokoll të drejtë të saktë dhe kush nga halli. Deklarata pas deklaratash zhurmëmëdha, si një shkop ku të mbahet ngrehina e një sekti si Rilindja që tashmë ka nisur rrënimin dhe bashkë me të rrënohet e gjithë skema për të varrosur ato pak liri që i morën në pluralizëm. Me mijëra vjeçarë shqiptarët kanë demonstruar që e duan mikun, kemi legjenda për besën dhe kur i japim besën mikut gjithçka e jona është dhe e tij. Asgjë nuk e tund faktin që shqiptarët i detyrohen ekzistencës të SHBA, është miku, partneri ynë strategjik, kjo e vërtet është kaq e madhe sa nuk e tund dot një fondacion privat sado miliarda të ketë. Europa është shtëpia jone dhe ky është një fakt i padiskutueshëm dhe sigurisht nuk e tundin dot këtë fakt disa të deleguar që edhe pse nga ana e protokollit duket se zbatojnë porositë e shteteve përkatëse, sërish gjejnë kanale për të ngatërruar miqësitë private me detyrat shtetërore. Ajo mrekulli njerëzore që u derdh dje në Tiranë me famujt e SHBA, Gjermanisë BE, tregoi se sa të fortë e kanë shqiptarët, jo vetëm instinktin kombëtar, por dhe instinktin e fortë për t’i njohur miqtë për t’i respektuar ato.
Vokacioni perëndimor i këtij kombi është një gjë e natyrshme në qenien e tij që nuk e shohin dot as diktatura me makabre e Enver Hoxhës. Sigurisht nuk do të shuhet as nga sekti i Rilindjes që e ka marrë peng për 6 vjet, por që ka ardhur koha që shqiptarët të fitojnë lirinë.

Modifikuar më Hënë, 27 May 2019 12:21
Login to post comments