Me një fjalor të kufizuar profesional dhe intelektual, gati-gati në kufijtë e mediokritetit, me shifra nganjëherë dhe qesharake, e detyruar nga situata e zezë e krimit, kryeprokurorja me status pseudo të përkohshëm foli sot për publikun. Shifrave nuk kishte çfarë tu bënte, sepse të vrarët, masakrat që kryhen nëpër qytete, gjaku që derdhet lumë dhe tmerri që përjeton Shqipëria nga Rilindja, nuk e fsheh dot një shërbëtore e këtij sekti si Arta Marku, madje alibi më të turpshme që qenka nga të “persekutuarit” nuk ka sepse e ka tejkaluar histerinë e sektit të Rilindjes për të mbrojtur vrasës dhe banditë me apo pa kostum, me apo pa mandat.
Por, po të shohësh aktivitetin e saj, kjo zonjë e zgjedhur nga të persekutuarit, por që na e gjeti Ulsi Manja në shkëmbim të zgjedhjes me 69 vota në shkelje të çdo lloj marrëveshje për reformën në Drejtësi, ia shpërbleu shumë mirë Rilindjes me goditjen vetëm kundër opozitës, vetëm kundër protestuesve ndaj Ramës. Përsiatjet e saj sot për të folur me shifra konkrete nuk kishte gjë tjetër, vetëm largim nga kjo e vërtet që posti i saj ka shërbyer si një batanije e ngrohtë për banditët e krimit për krimin e madh elektoral të vjedhjes së votave, për trafikun e drogës, për pastrimin e parave që vijnë nga ky trafik, por sigurisht nuk është kursyer organi i akuzës për përrallat e Tao Ballës apo të pseudoakuzave mbi opozitën. Trishtim dhe mjerim kur sheh numrin një të akuzës në këtë nivel dhe sapo del në rrugë dëgjon krisma, vrasje dhe askush nuk ndihet i sigurt. Vazhdon e “qetë” zonja e Rilindjes duke mbajtur mbi supe mosveprimin për çështjet madhore nga kokaina deri tek vjedhja e votave.