Triumfi i shqiptaro-suedezes, Arba Kokalari për Parlamentin Eurupian është pritur me mjaft entuziazëm edhe në Shqipëri. Urime të shumta ka pasur nga të gjitha sferat e jetës publike, ku mes tyre është edhe gazetari Basir Çollaku.
Me anë të një postimi, që duket mjaft cinik në ‘Facebook’, ai thotë se nësë 33-vjeçarja do të kishte lindur në Shqipëri, do të ishte e papunë për shkak te kualifikimeve dhe origjinës se saj. “Arba Kokalari eurodeputete…fantastike…Levduar Zotit nuk qëlloi te jetoje ne Shqipëri, se me kualifikimet dhe origjinën e saj, e papune do të ishte..”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Deputetja që do të përfaqësojë Suedinë në Parlamentin është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.