Arta Marku kjo kukull kriminale

E mërkurë, 29 May 2019 15:25

Arta Marku me veprimet dhe mosveprimet e saja është kthyer në një kukëll kriminale. E zgjedhur në mënyrë krejt të njëanshme me 69 vota nga mazhoranca, përmes atyre pamjeve që Arta Markut duhej t’i vinte turp, kjo zonjë aktualisht është nën kontrollin e kryeministrit Rama nga i cili merr urdhra dhe ky i fundit nga krimi të cilin e ka ingranuar në çdo qelizë të pushtetit.

E ardhur në krye të organit të akuzës nga Rama, Arta Marku ka bllokuar çdo dosje korrupsioni dhe kriminale të pushtetit, nuk po i heton ata si dhe në mënyrë të pacipë po përdoret politikisht dhe ndaj opozitës shqiptare. Treguesit nuk kanë munguar as më parë ku prokuroria dhe Arta Marku është përdorur politikisht ndaj drejtuesve të opozitës, por veçanërisht pas 17 shkurtit, kur opozita dhe qindra mijëra qytetarët që iu përgjigjen për te dal kundër pushtetit të padronit të saj Edi Rama.
Janë me qindra qytetarë që janë shoqëruar padrejtësisht në komisariatet e Tiranës nga policia e Lleshit dhe prokuroria e Markut ka nxituar që fal urdhrave politikë dhe ulërimave të Ramës të veprojë ndaj të pafajshmeve.  
Arta Marku ka shkuar madje shumë larg, duke vënë nën hetim dhe zyrtarët e Partisë Demokratike madje një pjesë të tyre ka nisur dhe procedimi penal.
Pasi u munduan që ta sponsorizonin politikisht faktin se deputetët kishin dhunuar Drejtorinë e Policisë Tiranë, sot Flamur Noka se bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj nxorën anën tjetër të medaljes që deputetët ishin agresuar nga drejtuesit e policisë.
Në konferencën për shtyp të tyre rezultoi se policia kishte penguar në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore deputetët për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë të kundraligjshme.
Madje deputeti Alibeaj, pohoi se Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin te impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit.
“Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionareve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me te cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën në brez për të nxjerrë armen.
Ne kemi depozituar në prokurori kallëzim penal ndaj çdo personi që na ka penguar të kryejmë detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për këtë kallëzim.  Ne përfundim te afatit te mbylljes se hetimeve, me 1 Qershor, ata qe hetohen normalisht duhet te ishin thirrur për te dhënë shpjegime” – tha Alibeaj.
Pra, siç shihet Arta Marku nuk është gjë tjetër veçse turpi i akuzës e cila nuk ka marrë mundimin ta hetojë si duhet dhe këtë çështje që ka nisur përmes zarave të saj. Është lehtësisht e konstatueshme që Arta Marku ka një detyrë dhe vetëm Një: Sulmin ndaj opozitës, bllokimin e dosjeve korruptive dhe kriminale të mazhoraces dhe favorizimin e krimit të lidhur me qeverinë.

Modifikuar më E mërkurë, 29 May 2019 18:25
Login to post comments