Korrupsioni me qeverinë Rama ka arritur në nivele alarmante. Nuk ke nga të ia nisësh dhe bitisësh. Kjo për faktin se Rilindja është turrur për të grabitur gjithçka në këtë vend, nga tenderët, PPP dhe pronat etj. Sidomos tani që kanë kuptuar që po bien nga fiku, me paturpësinë më të madhe, me arrogancën e pashpjeguar, duke mos pas frikë ligjin dhe as zotin zyrtarët e administratës po bëjnë tendera që kapin shifra të çmendura. Një nga rastet e fundit është dhe rruga Milot-Balldre një megaaferë për të cilën para pak minutash dhe lideri i opozitës shqiptaren u zotua se do ta anulonte sapo të vinte PD në pushtet.
Në fakt që do të ishin hajdutë këtë e dinin shqiptarët, madje e pohoi ende pa ardhur në pushtet Eduard Shalsi në një nga daljet televizive kur PS ishte në opozitë kur deklaroi: -“Ne do të vjedhim me bukur”. Por nuk ndodhi ashtu, vodhën shumw dhe shpejt.
Erdhën në pushtet me koalicionin të gjithë qelbësira të bashkuar për të rrëzuar Sali Berishën dhe varrosën gjithçka në këtë vend. Borxhi publik në nivele alarmante, detyrimet ndaj firmave në shumë marramendëse si dhe megaferat me koncesionet kanë bërë që Shqipëria të jetë drejt greminës.
Rastet janë shumë, por ku ke parasysh që në vetëm pak kilometra po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhe në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e re, 40 milion euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milion euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. “Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajdutit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim”-tha lideri i opozitës Basha para pak minutash vetëm pak larg vendit të “krimit” ku do të ndodh.
Rilindja po konfirmon që vjedh shpejt dhe shumë pasi nuk është kjo e vetmja aferë por kujtojmë Astirin, Rrugën e Arbërit, Tiranë –Elbasan që se ka mbyll ende.