Analiza e Andi Bushatit: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

E mërkurë, 05 June 2019 16:01

Nga Andi Bushati

Vetëm pasi ke dëgjuar përgjimet e publikuara këtë të mërkurë nga gazeta gjermane “Bild” e kupton se përse ajo e quajti Shqipërinë një shtet gangësterësh. Të pesta fragmentet e atyre bisedave që i përkasin dosjes së famshme 339/1 tregojnë shumë më tepër sesa thjeshtë vjedhja e zgjedhjeve nga një bandë e trafikut të drogës në bashkëpunim me Partinë Socialiste.

Aty rrëfehet se si klani kriminal i Avdylajve komandon të gjithë piramidën shtetërore duke nisur nga drejtorët e ujësjellësit dhe hipotekave e deri tek ata të bashkive në Durrës dhe Shijak.

Aty kuptojmë se ky klan kalon nëpër duart e tij të gjithë punonjësit e ujësjellësiit për të dedektuar ndonjë PD-ist që mbahet ende me rrogë dhe për ti treguar qejfin me mënyra aspak xhentile nëse nuk e kthen votën.

Aty mësojmë se banditët e dinë më para publikut dhe se vetë socialistëve listën e deputetëve të qarkut dhe se ata kanë aty njerëzit e tyre.

Aty ndërgjegjësohemi se, si shpërblim për këtë vjedhje të zgjedhjeve, ata kanë marrë në dorë të gjithë shtetin duke urdhëruar INUK-un të heqë gjobat dhe duke zgjidhur punë në zyrat e hipotekave.

Aty konformojmë se lidhja e tyre me kryebashkikakun Dako, nuk është thjeshtë një indicie, ashtu sikurse përpiqet të fshihet pas gishtit Edi Rama, por një marëdhënie e fortë e ngjizur mbi mëkatin dhe krimin.

Aty vërtetojmë se ata janë direkt të lidhur me interesat e kryeministrit të cilit ia dinë të gjithë axhendën e udhëtimeve jashtë dhe ndaj të cilit zotohen se do ta surprizojnë duke i dhuruar një rezultat elektoral dhjetë me zero.

Po ti ndërlidhësh edhe këto përgjime të publikuara sot në Gjermani, me ato të botuara më parë në Shqipëri, ku flitej për blerje direkt të votave të durrsakëve dhe ku në fund Vangjush Dako i falenderonte Avdylajt për misionin e përmbushur, nuk ka më asnjë dyshim, se në zgjedhjet e 2017 në Durrës, as nuk ka garuar, as nuk ka fituar PS-ja, por një bandë e strukturuar trafikantësh droge që ka kapur krejt shtetin, sipas shprehjes së preferuar të Edi Ramës: “Vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat”.

Pra pasi ke dëgjuar përgjimet tronditëse të “Bilid” problemi nuk është më të debatosh ashtu sikurse na fton kryeministri për të kuptuar nëse ajo është thjeshtë një sallatë fjalësh apo një vepër kriminale që duhet hetuar?

Ky fakt tashmë ekziston dhe s’ka mendje, sado e marrë qoftë, të mos besojë se në Durrës ka ndodhur batërdia.

Pyetja që shtrohet tani është: A ka ndodhur vetëm në qytetin bregdetar, apo është përhapur në të gjithë Shqipërinë i njëjti fenomen që shkatërroi zgjedhjet e 2017?

Ashtu sikurse bënë pas publikimit të artikullit të parë të “Bild”, kur nga selia rozë Blerina Gjylameti e quajti të blerë nga opozita dhe Rama një sallatë fjalësh, socialistët do të përpiqen të sajojnë alibi të reja.

Por ata do e kenë shumë të vështirë të bindin ndokënd se fenomeni ndodhi vetëm në feudin e Gjushit, se aty qenkësh zhvilluar një projekt pilot për të parë efikasitetin e bashkëpunimit të krimit me politikën në zgjedhje.

Ajo që dëgjuam me veshët tanë na bën të besojmë se të nëjtën skemë, me të cilën u kapën në përgjime, socialistët e kanë vënë në punë në të gjithë vendin. Prandaj ata e morën për vete të gjithë tepsinë dhe prandaj Bild i quan një shtet gangësterësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...