Përgjimet e fundit të botuara nga prestigjiozja gjermane “BILD” janë një parathënie e ditëve dhe muaj të ardhshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Të shumtë kanë qenë përpjekjet e demokracisë së brishtë shqiptare në këto 30 vite tranzicion dhe vendi historia e saj është shoqëruar me ngjarje që kanë lënë gjurmët e tyre.
Por, kurrë dhe asnjëherë, krimi in organizuar, grupet e strukturuara kriminale nuk e kanë kthyer shtetin të gjithë në zyra dhe magazina të drogës si Rilindja. Tek tuk në historinë e tranzicionit ka pasur elementë, por asnjë herë qeveria nuk ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal në favor të strukturave të krimit në çështjet e kokainës dhe heroinës.
Media jo e blerë, opozita shqiptare, gazetarë dhe personalitete që nuk kanë pranuar ti bëjnë fresk rilindjes, mbi 4 vjet tashmë ka me mijëra e mijëra, rreshta artikujsh se si banda e Rilindjes e ka kthyer Shqipërinë në narko shtet. Shërbimi sekret si dhe shërbimet inteligjente, të partnerëve i kanë patur të gjitha materialet e detajuara dhe këto përgjime siç deklaroi vetë gazetari i BILD , është vetëm fillimi.
Por grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes duke u bazuar te propaganda e shfrenuar që blihej me eurot e drogës, kujtonte se do të mbulonte diellin me shosh.
Për të mos u zgjatur se çfarë është BILD, influenca, mënyra se si operon, verifikimi i informacionit me disa burime, impakti që ajo ka, jo vetëm në Gjermani tashmë një gjë është e sigurt. Propaganda e Rilindjes ka rënë informacionet do të jenë më të forta dhe më të detajuara dhe sigurisht, kur reforma në Drejtësi të kryhet ashtu siç duhet, shumë shpejt do të jetë edhe gjyqi i grupit të strukturuar kriminal të rilindjes. Ndoshat seanca e parë është më 30 qershor.