Në një kohë kur kreu i qeverisë Edi Rama ngul këmbë se data e zgjedhjeve, 30 qershor, ështe e ngulitur prej Kushtetutës Shqiptare dhe s’ka forcë në botë që ta ndryshojë, ambasadori Shaban Murati ngre një pikëpyetje: "Po kush e bëri Kushtetutën e Shqipërisë?!" Dhe nxjerr një emër domethënës: George Katraugalos!
“Kush e bëri Kushtetutën e Shqipërisë? - shkruan Shabani në Fb dhe nxjerr një paragraf nga biografia zyrtare e kryediplomatit aktual të Greqisë, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, ku thuhet: “Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos, ka qenë këshilltar ligjor i Parlamentit të Shqipërisë për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë në 1998-1999”.
Ndaj në fund, Shabani gjen rastin dhe i dërgon një “sugjerim”, kolegëve të mediave shqiptare: “Lutemi mos u tallni me popullin, duke shkruar për baballarët shqiptarë (pa shkollë) të Kushtetutës së Shqipërisë. Respektoni të drejtën e autorit!"