President kushtetues, kryeministër ilegjitim

Diel, 09 June 2019 17:24

Presidenti Ilir Meta në çdo dalje të tij sa i përket krizës politike, por dhe veprimeve dhe vendimeve të marra, ka treguar së është garant i Kushtetutës së Shqipërisë, në kushtet e dhunimit të hapur të saj dhe çfarë është më skandalozja dhe mungesës së arbitrit, asaj që mund të gjykonte shkeljet kushtetuesve të kryeministrit, presidentit, ministrave e kujtdo qoftë.

Jo vetëm përmes interpretimit, por dhe përmes sjelljes politike prej politikani profesionit, njeriut që i nuhat, njeh dhe zgjidh krizat, zoti Meta ka treguar se di të ruaj ekuilibra kur ato humbasin.
Rasti i zgjedhjeve lokale është rasti më i mirë që ai ka treguar se është absolutisht një kryeministër kushtetues.
Në të drejtën që i jap kushtetuta, por dhe si garant i stabilitetit të vendit duke parë precipitimin skandaloz të situatës politike në vend, kokëfortësisë të pakuptueshme të Edi Ramës për ta çuar vendin në një konflikt civil, pamundësinë që çështjet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, institucioni që i zgjidh këto ngërçe mes palëve, Ilir Meta anulloi dje 30 qershori si datën e zgjedhjeve për t’i dhënë një shans kompromisit politik në Shqipëri, i dha një mundësi madje dhe kryeministrit të vendit dhe opozitës që të mos futet në rrugën qorre që ka nisur dhe që po çon vendin drejt greminës.  
Ilir Meta në çdo këndvështrim është një president Kushtetues, i tillë po sillet dhe në atë karrige e cila e ka vënë përballë sfidash jo të lehta, por që Meta di shumë mirë të iu jap drejtim brenda interpretimit kushtetues. Të qenit kushtetues presidenti Meta e ka treguar në raport me mazhorancën dhe në ligjet që ka kthyer për rishqyrtim në Parlament apo dhe emërimet siç ishte rasti i ministrit të Brendshëm i cili mbante gradën gjeneral ndërsa kërkonte emërohej si ministër.
E kundërta është me Edi Ramën. I ardhur në krye të ekzekutivit përmes votave të vjedhura hapur duke vënë në funksion mafien e cila ka paguar dhe terrorizuar qytetarët për të votuar Rilindjen (e vërtetuar kjo në dosjet 339 dhe 184), kryeministri në sytë e çdo shqiptari dhe ndërkombëtari është krejtësisht ilegjitim. Edhe kjo ajo që artikulon opozita e cila dogji mandatet duke mos hyrë në zgjedhje dhe sot është me qytetarët në rrugë. Kryeministri në detyrë Edi Rama ka plotë raste të nismave ligjore, VKM-ve që janë në shkelje kushtetuese dhe opozita, shoqëria civile e cilido do që ti kundërvihet këtyre shkeljeve nuk ka ku të drejtohet në mungesë të drejtësisë e cila është shkatërruar nga Edi Rama qëllimshëm për të bërë atë që po bën sot duke vjedh pa hesap, pa pasur frikë as ligj e çuditërisht as Zotin!
Dallimi mes Metës dhe Ramës është i madh, i pari është president kushtetues për fatin që shqiptarëve për çështje që ai duhet të shprehet, ndërsa kryeministri ilegjitim që nga zgjedhja përmes vjedhjes së votave dhe veprimeve si kreu i ekzekutivit.

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 10:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...