Prostitucionalistë apo konstitucionalistë

Hënë, 10 June 2019 22:23

E shtuna duket se ishte një ditë e tejet e nxehtë, mbi të gjitha në politikë. Presidenti Ilir Meta vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Njoftimi i tij u bë pak përpara nisjes zyrtare të protestës së opozitës. Presidenti ka bërë sot të ditur argumentat e nulimit te dekretit me anë të të cilit ai kishte shpallur 30 qershorit si datë.

Por ky vendim pa asnje argument ligjor po sulmohet nga nje grup qe pa frike mund te quhen lepires se sahanit te kryeministrit. Kjo per faktin se Presidenti i Republikes eshte garant i Kushtetutes dhe çdo vendim i tij merret per te ruajtur ate.
Por disave nuk i pelqeu ky vendim dhe kane filluar te veshin petkun e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Ne mungese te kesaj te fundit, grupi i sahanit prane tarafit kryeministror japin mendime se vendimi eshte anti kushtetues. Madje me guximtari ishte Denar Biba, njeriu i zgjedhur i Rames ne KQZ, ai vendosi qe vendimi i Presidentit eshte anti kushtetues.
Edhe Gjykata Kushtetuese po te ekzistonte do ti duhej nje sere seancash per te caktuar nese eshte apo jo kushtetues vendimi. Denarit iu deshen vetem 3 ore.

Neni 4 i Kushtetutës së RSH, parashikon që dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Pra ushtrimi i çdo kompetence kushtetuese nga çdo organ bëhet pa pasur nevojë për ligj, porsa kohë Kushtetuta nuk e parashikon këtë kusht.

Nga ana tjetër, neni 7 i Kushtetutës parashikon parimin e ndarjes së pushteteve që në thelb synon shmangien e konfliktit të interesit në lidhje me funksionin e miratimit të ligjit, zbatimit të tij dhe kontrollit të zbatimit të tij dhe që lidhet me tre pushtet themelore si legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori.

Nga ana tjetër, Kushtetuta e RSH, sikurse edhe shumë kushtetuta të vendeve të zhvilluara perëndimore i rezervon Presidentit të Republikës, rolin e ekuilibruesit, ndërlidhësit dhe kontrollit të shumëfishtë midis tre pushteteve në fjalë duke pasur si bazë interesin e publikut ose popullit që është burimi i legjitimitetit të gjithë pushtetit shtetëror në tërësi. Kjo pasi pozita e tij nuk ka konflikt interesi sikurse kanë tre mbajtësit e tre pushteteve kryesore.

Nisur nga përmbajtja e kushtetutës tonë, Presidenti si kreu i shtetit përfaqëson unitetin e popullit, kjo pasi sidomos pushteti ligjvënës dhe ai ekzekutiv nuk përfaqësojnë asnjëherë vullnetin e gjithë popullit, por vetëm të shumicës.

Juristet shprehen se bazuar ne nenin 65 te Kushtetutes ne lidhje edhe me nenet 8, 9 dhe 10 te Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikes mund dhe tashme ka anulluar zgjedhjet te cilat pa dekret nuk mund te zhvillohen!

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 18:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...