Euralius, pseudoekspertë që gjithmonë “gabojnë” me përkthimin

Tuesday, 11 June 2019 18:18

Në vitin 2016, drejtori i Misionit të Euralius në Shqipëri ka qenë Rainer Deville. Zotëria në fjalë nuk mbahet mend fare si drejtor i Euralius, pasi misioni trumbetonte vlerat e demokracive perëndimore, bërtiste me të madhe kur ishte fjala që prezantonin grupin e ekspertëve të BE për çështjet e drejtësisë, por, kur nisi realisht e ashtuquajtura reformë në drejtësi zotëria në fjalë kishte probleme me përkthimin dhe “gabimet” me përkthimin ndodhën pikërisht në ligjin e vetingut, i cili u dërgua në Komisionin e Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Pasi opozita dhe konkretisht PD, ia kapi gabimet në flagrancë, zotërisë në fjalë u kuptua qartë që ato nuk ishin gabime të pafajshme të përkthimit. Gjykata Kushtetuese në datë 30 nëntor të 2016 nisi versionin korrekt të korrigjuar nga gabimet e pafajshme të drejtorit të Euralius. 

Pa pritur drejtori Deville merr ca “pushime” të imponuara në muajt janar-shkurt 2017 dhe delegacioni i BE që në atë kohë e kryesonte Romana Vllahut e cila funksiononte si zëdhënëse e qeverisë “Rama” jo si ambasadore, nuk jep asnjë njoftim. Pas pushimeve të imponuara relaksuese mesa duket Deville mësoi mirë anglisht dhe këtë herë rikthehet në Shqipëri, jo si shef i Euraliuesit, po si ekspert me të dhëna të  mira përkthimi pranë delegacionit të BE.
E sollëm këtë rast, për të kthyer në kujtesë se marka të tilla si Deville dhe Vllahutin, jo vetëm nuk ndihmuan absolutisht aspak në reformën në drejtësi, po janë njerëz që kanë përgjegjësi direkte që kjo reformë e dështuar u kthye në një armë në duart e një njeriu dhe Bandës së Rilindjes për të goditur kundërshtarët. Këto marka të tilla vazhdojnë të enden sot nëpër Europën që po ikën, vazhdojnë të enden nëpër Shqipëri dhe janë pikërisht personazhe të tillë si ajo e Vllahutinit, që korrupsioni e bën qesharake në deklarata, si ajo e Mongerinit që për shkak të përkatësisë së estabilishmentit të rrezikshëm ku bën pjesë, e bën të thotë të pavërteta, si dhe pseudoekspertë të tillë që nuk lexojnë dhe shkruajnë mirë anglisht si Deville të cilët nuk shohin pluhurin e kokainës dhe heroinës në fytyrën e Rilindjes, por na imponojnë standarde dhe veprime për të cilat do të mbanin përgjegjësi shumë të rëndë nga vendet të cilat vijnë. Shembulli i Deville duhet të vlejë për të kuptuar të gjithë estabilishmetin e rrezikshëm në të cilin lëvizin kanale të pasigurta për të ardhmen e demokracisë së këtij vendi dhe këta pseudoekspertë dhe pseudodiplomatë me qëndrimet e tyre të njëanshme, nuk do ia dalin dot të fshijnë hundët e Rilindjes dhe banditëve të saj të mbushur më kokainë duke përdorur si shami Reformën në Drejtësi.

Modifikuar më E mërkurë, 12 June 2019 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...