Kanë kaluar tre muaj nga ngjarja rëndë e grabitjes së 10 milionë eurove në Aerportin e Rinasit. Që prej 9 prillit, kur ndodhi vjedhja e madhe (e dyta Brenda qeverisjes Rama) dhe ku mbeti i vrarë shtetasi Admir Murataj, u arrestuan më pas disa persona, nuk ka më asnjë të dhënë, asnjë zhurmë, vetëm heshtje. Dhe kjo nuk është çudi, sepe për Rilindjen “çudia më e madhe tre ditë zgjat” dhe tashmë, u harrua ngjarja dhe pritet skandali tjetër i madh, edhe më i rëndë se i pari.
Zullumi i kësaj bande qeverisëse është qq i madh saqë me një oreks të paparë e me paturpësinë më të madhe ata rendin e rendin drejt paligjshmërisë. Ministri i Brendshëm bën protagonistin, duke marrë përsipër të bëhet edhe hetues, madje deklaron me siguri në media se “paratë janë djegur”. Po ku e di ministri këtë fakt, kur flet me siguri kaq të madhe?! Pse të mos e supozijmë se edhe ai apo dikush tjetër i lidhur me të, mund të jetë pjesë e “bandës” që mori paratë.
Së fundi, ministri Lleshaj, që ka mësuar twiterin, kërcënon me paligjshmëri, ky minstër që vetëm rendin nuk e vendos dot se nuk ka ditë që të mos vriten, të mos vidhet e të mos ketë ngjarje të rënda. Ai, në vend të merret me sigurinë, merret me protestuesit, me opozitën të cilët e mbyti në gaz e dhunë për muaj me radhë dhe ka kthyer burgjet politike, duke i mbushur ato me kundërshtarët politikë që protestojnë paqësisht. Por nuk do jetë e largët dita kur edhe ky do jetë po aq i pandehur sa Saimir Tahiri sot, pasi ky ia ka kaluar atij me perkushtimin e zellin që mbron bandën e Rilinidjes që qeverisë. Ministri, në vend që të dalë e të thotë se çfarë u bë me 10 milionë eurot e grabitura, del e flet përralla dhe mundohet të bëjë të fortin para opozitës dhe qytetarëve të tij.