Ky Bosh-ardi ku është?

Hënë, 17 June 2019 19:57

Bernd Borchardt, tashmë e ka vërtetuar veten katërçipërisht në sytë e qytetarëve shqiptarëve si një shërbëtor i Ramës dhe mazhorancës. Sot është shokuar i madh e i vogël, shqiptar e anti-shqiptar me përgjimet ku dalin pushtetarë të Partisë Socialiste duke shantazhuar votuesit me vendin e punës dhe me fjalën do të zhduk. Por ambasadori që ndjehet i kërcënuar edhe kur i thonë se duhet ti vijë turp nuk denjon të thotë asnjë fjalë, Janë pikërisht ato zgjedhje, të vitit 2017, që vetë Borchard përpiloi raportin e blerjeve të zgjedhjeve parlamentare të 2017 tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar.

Borchard duhet të jetë njeriu që e kupton më së miri rrezikun e zgjedhjeve të lira në Shqipëri pasi ai vetë deklaroi para zgjedhjeve parlamentare se 2 miliardë euro të kanabisit po qarkullojnë në Shqipëri. Borchard ka qenë hartues i raportit që nxinte mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipërinë e 2017 me 20% të votave të blera, raportime të konfirmuara edhe nga përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 të cilat arta Marku po i pluhuros në sirtarët e prokurorisë.

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 13:09
Login to post comments