Edi Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të pashembullt. Këmbëngulja e tij për të zhvilluar me çdo kusht zgjedhje më 30 qershor, zgjedhje të anjëanëshme, njëpartiake, vetëm me kandidatët socialitsë është e tmerrshme dhe po e çon vendin drejt gjakderdhjes. Ndërhyrja në kohë e me vend e presidentit Meta për anulimin e dates 30 qershor, si ditë zgjedhjesh, bëri që kryeministri i sëmurë të vijojë deri në skizofreni fushatën e tij të pakuptimtë. Madje ka detyruar edhe KQZ-në që t’i shkojë pas avazit dhe të mos njohë dekretin e presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve. Ngjarjet e stome, pas tensioneve të regjistruara në Shkodër e Tropojë, Lezhë, Paskuqan, por edhe në disa qytete të tjera të vendit, ku forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ-të, apo edhe thirrja e pakuptimtë e KQZ-së, pa praninë e Kryetarit, se dekreti i presidentit Ilir Meta është ineksistent dhe se kërkesa e disa kryebashkiakëve për lirim të KZAZ-ve është në tejkalim të kompetencave, janë shtytje të Ramës, janë presione të vetë kryeminitrit që detyron anëtarët kukulla të KQZ-së drejt këtij veprimi antiligjor.
Por Edi Rama dhe institucionet e pavaruara si KQZ duhet të zbatojnë ligjimn dhe i vetmi ligj për zgjedhjet është dekreti i Presidentit. Këta që’ sot bëjnë akuza dhe kërcëinme se “kushdo që prek zgjedhjet do të penalizohet”, harrojnë se po bëjnë vetë një shkelje dhe do të penalizohen, sepse po shkelin qëllimisht ligjin dhe po provokojnë tensione artificial mes popullatës.
Në një shtet demokratik e ligjor nuk ka dy standarte dhe zbatimi i dekretit të Presidentit është detyrim, nuk diskutohet dhe as nuk vihet në dyshim. Ky dekret është i vetmi ligj për zgjedhjet dhe KQZ duhet t’i bindet vetëm atij!