Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani, që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, i “kërkon” ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që t’i bëjë të falas kushëririt të tij, Moisi Habilaj, i dënuar sot nga drejtësia italiane me 15 vite burg.
Ai i shkruan Tahiri se ka pritur pesë vite pasi u arrestua teksa denoncoi atë që po ndodhte. Aktualisht, Zagani ka fituar azil në Zvicër.
Reagimi i plotë:
Sot lexova se Saja ishte mërzitur duke pritur drejtësinë dhe kërkonte sa më parë të mbyllej çështja në ngarkim të tije.
Një miku im gazetar nga Italia me dërgoi kete artikull ku mesova se kusho Moisi është dënuar 15 vjet e kusur në Itali.
Keshtu kuptova hallin e Sajes te jete sa me shpejt i gjykuar, s’paska faj se ia paska ndjere pak lagështirën hallit që e ka zënë.
Saje durim se ka kohe plot dhe per ty, durim e mos u merzit se une kam prit 5 vjet e akoma do pres për “dhuraten” qe ti me bëre me zhdrejtësinë e vetuar se pari nga ti dhe ata si ti…durim që të kuptosh se herët a vonë do marrësh atë që meriton dhe ti.
Ahhh se desh harrova… mos me harro ti besh te fala kushos se do keni kohe plot të rrini bashkë.