‘Të shmangim një tjetër fitore të Trump’ – Zyrtarja e lartë e ‘Google’ zbulon programin pro së majtës të kompanisë

E mërkurë, 26 June 2019 13:00

Një zyrtare e lartë e kompanisë ‘Google’ është kapur në një video të fshehtë, që duket se sugjeron që fokusi kryesor i kompanisë është të ndalojë ‘një tjetër situatë Trump’ në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Filmimi sekret i publikuar nga Projekti Veritas, tregon shefen Përgjegjëse për Inovacionin të ‘Google’, Jen Gennai, duke thënë:

‘Ne të gjithëve  përfunduam në një situatë tejet të pafavorshme në vitin 2016, nuk ishim vetëm ne, njerëzit u vunë në të tilla pozita të pafavorshme, mediat gjithashtu, kështu që ne me shpejtësi duhet të kuptojmë çfarë ndodhi atje dhe si ta parandalojmë që kjo gjë të ndodhë përsëri ‘.

Një person i brendshëm i ‘Google’ ofroi dokumente për ‘Project Veritas’ duke përshkruar se çfarë do të thotë ‘Fairness Learning Machine’ dhe ‘ unfairness algorithmic’ për Google, të cilat duket se ekspozojnë një prirje liberale të gjigantit online.

Një dokument që u nxorr nga personi i brendshëm i kompanisë, përmbante një gjuhë për adresimin e ‘trajtimit të padrejtë ose paragjykues’, duke thënë se edhe kur rezultatet e kërkimit janë faktikisht të sakta, ‘mund të jetë e dëshirueshme të shqyrtojmë se si mund ta ndihmojmë shoqërinë të arrijë një shtet më të drejtë dhe të barabartë, ndërhyrje të produktit apo përpjekje më të gjera të përgjegjësisë sociale të korporatës.’

Pas publikimit të pamjeve, Gennai tha se kishte përdorur ‘gjuhë të pasaktë’ gjatë një ‘bisede rastësore’ dhe tha se ajo ishte ftuar në takim në një restorant në San Francisko nga njerëz që pretendonin të ishin nga një program për gratë e reja me ngjyrë’.

Por klipi, pjesë e hetimit të ‘Project Veritas’ në Silicon Valley, siguroi material për konservatorët, që e kanë akuzuar ‘Google’ për përdorimin e rezultateve të kërkimit të saj për të formësuar pikëpamjet politike të njerëzve.

Në pamje, zyrtarja duket që sugjeron se ‘Google’ po i stërvitste algoritmet e tij për të parandaluar përsëritjen e zgjedhjeve të vitit 2016, megjithëse ajo nuk tha në mënyrë specifike atë që kompania po përpiqej ta parandalonte në videon e postuar nga ‘Project Veritas’, i cili që nga ajo kohë është hequr ‘YouTube’.

‘Ne po stërvisim edhe algoritmet tona, sikur 2016 të ndodhte përsëri, a do të kishim, a do të ishte rezultati i ndryshëm?’ pyeti ekzekutivja në video.

Në një postim të hënën, Gennai e adresoi videon dhe shpjegoi atë që ajo nënkuptonte duke shkruar: ‘Project Veritas ka redaktuar videon për ta bërë atë të duket sikur unë jam një ekzekutive e fuqishme, e cila po pohonte se ‘Google’ po punon për të ndryshuar zgjedhjet e vitit 2020. Në të dyja rastet, kjo është absolutisht e pakuptimtë, pa dyshim, sigurisht.’

‘Në një mjedis të rastësishëm, në një restorante, po shpjegoja sesi ekipi ‘Google’ i ‘Trust and Safety (një ekip për të cilin punoja) po punon për të ndihmuar në parandalimin e llojeve të ndërhyrjeve të huaja online që ndodhën në vitin 2016. ‘Google’ ka qenë shumë publik në lidhje me punën që ekipet tona kanë bërë që nga viti 2016 për këtë, kështu që kjo gjë nuk është një zbulesë.’

Megjithatë, personi i brendshëm i kompanisë njoftohet se i tha ‘Project Veritas’ se ‘Google’ është i vendosur të mos lejojë kurrë që dikush si Donald Trump të kthehet në pushtet përsëri.

Informatori i brendshëm pretendon se gjiganti i teknologjisë përdor metodën ‘Fairness’ për mësimin e makinës për të trajtuar atë që i referohet si ‘padrejtësi algoritmike’ dhe për të drejtuar historitë politike që njerëzit lexojnë.

Sipas një dokumenti të publikuar nga ‘Project Veritas’, ‘Google’ ka konceptuar ‘padrejtësinë algoritmike’ si ‘trajtim të padrejtë apo paragjykues të njerëzve që lidhen me karakteristikat e ndjeshme si raca, të ardhurat, orientimi seksual ose gjinia, nëpërmjet sistemeve algoritmike ose vendimit të ndihmuar nga aleatët algoritëm-bërës.’

Ai përdor shembuj të rezultateve të kërkimit që përforcojnë stereotipat, edhe nëse këto rezultate mund të jenë faktikisht të sakta. Dokumenti paraqiti një situatë hipotetike ku kërkimi i përdoruesve për ‘CEO’-t nxorri kryesisht meshkujt në rezultatin përfundimtar.

‘Edhe sikur të ishte një përfaqësim i saktë i botës, do të ishte padrejtësia algoritmike, sepse do të përforconte një stereotip rreth rolit të grave në pozita udhëheqëse’, thuhet në dokument.

Dokumentet vazhdojnë të thonë se saktësia e asaj që ‘Google’ ka konsideruar si ‘padrejtësi algoritmike’ mund të luajë një rol në mënyrën se si adresohet një kërkesë e caktuar e kërkimit.

‘Sidoqoftë, saktësia faktike mund të ndikojë në qëndrimin e politikës së produktit, nëse ose si duhet adresuar,’ tha ai.

‘Në disa raste mund të jetë e përshtatshme të mos ndërmarrë asnjë veprim nëse sistemi ndikon saktë në realitetin aktual, ndërsa në raste të tjera mund të jetë e dëshirueshme të shqyrtojmë se si mund ta ndihmojmë shoqërinë të arrijë një shtet më të drejtë dhe më të barabartë, nëpërmjet ndërhyrjes së produktit ose më gjerë përpjekjet e përgjegjësisë sociale të korporatës.’

Në një moment, Gennai mund të dëgjohet duke thënë: ‘Njerëzit që votuan për presidentin aktual nuk pajtohen me përkufizimin tonë të drejtësisë’.

Më vete, ajo tha; ‘Arsyeja që kemi nisur parimet A.I. (Artificial Intelligence) janë sepse njerëzit nuk po thonin se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e barabartë, ne jemi një kompani e madhe dhe ne do e themi atë’.

Informatori i brendshëm tha më tej: ‘Ata [duke iu referuar Google] do të ripërcaktojnë një realitet në bazë të asaj që ata mendojnë se është e drejtë dhe bazuar në atë që ata duan dhe çfarë dhe është pjesë e axhendës së tyre’.

Të hënën, Donald Trump Jr postoi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’ videon e postuar nga ‘Project Veritas’ dhe shkroi: ‘Kjo është me të vërtetë e frikshme nëse nuk mendoni se ka paragjykime që vijnë nga mjeshtrat e mediave sociale. Nëse nuk veprojmë tani, kjo vetëm do të përkeqësohet’.

Më vonë shtoi: ‘Nëse ‘Google’ mund ta bëjë këtë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe për të lënduar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, imagjinoni se çfarë mund të bëjnë ndaj jush. Ndërhyrja e Big Tech në fjalimin dhe mendimin e lirë duhet të ndalet. Ne duhet të veprojmë para se të jetë tepër vonë.’

Në videon e fshehtë të publikuar, Gennai gjithashtu mund të dëgjohet duke sulmuar Senatoren Demokrate, Elizabeth Warren, për të shkërmoqur gjigantët e teknologjisë.

‘Elizabeth Warren është duke thënë se ne duhet të shkërmoqim ‘Google’, mund të dëgjohet Gennai duke thënë: ‘Unë e dua atë por ajo është keqdrejtuar, kështu që nuk do ta bëjë më mirë por do e bëjë më keq, sepse të gjitha këto kompani të vogla që nuk kanë të njëjtat burime që kemi ne, do të ngarkohen me parandalimin e një tjetër situate Trump, një kompani e vogël nuk mund ta bëjë këtë.’

Zëdhënësi i dyshuar tha se ‘YouTube’, e cila është në pronësi të kompanisë Google, ndihmon përmbajtjen nga influencuesit konservatorë si Dave Rubin dhe Tim Pool.

Në një postim të hënën, Gennai pretendoi se gazetarët e ‘Project Veritas’ e xhiruan filmimin pa pëlqimin e saj dhe e kishin përpunuar filmin në ‘shtrembërimin e fjalëve të saj dhe veprimeve të punëdhënësit të saj’.

Ajo gjithashtu tha se kishte marrë disa ‘kërcënime, mesazhe zaznore, mesazhe me tekst dhe email’ pasi filmimi u postua në internet.

‘Unë kam qenë duke biseduar rastësisht me dikë në një restorant dhe kam përdorur disa fjalë të pasakta. Project Veritas ma futi. Bravo i qoftë’, tha ajo.

Ajo mohoi se Google po merrte ndonjë masë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe hodhi poshtë pretendimet si absolutisht, të pakuptimta.

Trump ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që ‘Google’ ka manipuluar rezultatet e motorëve të kërkimit për të treguar histori të këqija rreth tij.

‘Unë mendoj se ‘Google’ me të vërtetë përfiton nga shumë njerëz,’ tha ai. ‘Nuk është e drejtë për pjesë të mëdha të popullsisë’.

Duke bërë thirrje për ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’, ai tha: ‘Ne kemi mijëra e mijëra ankesa që vijnë. Ju thjesht nuk mund ta bëni këtë.’

‘Google’ ka ohuar kategorikisht se politika luan ndonjë rol në algoritmet komplekse që përcaktojnë se çfarë u shfaqen përdoruesve kur kërkojnë një fjalë të caktuar.

‘Google’ përdor një algoritëm kompleks për të vendosur se çfarë rezultatesh u paraqiten përdoruesve, edhe pse funksionimi i tij i saktë mbetet një sekret i korporatës i ruajtur nga afër.

Firma ka zbuluar se historia e një kërkimi të përdoruesit do të ndikojë në rezultatet, prandaj është e mundur që zakonet e leximit të çdo përdoruesi të caktuar do të përcaktojnë se nga cilat degë të lajmeve do shohin informacion në të ardhmen.

Ëarren, mes garës në rritje të kandidatëve demokratë për presidencialet në vitin 2020, ka bërë që ndarjet e gjigantëve të teknologjisë si ‘Google’, ‘Amazon’ dhe ‘Facebook’ të jenë një nga politikat e saj kryesore.

Ëarren përshkroi planet e saj për kompanitë e teknologjisë në një ese të botuar që u bë rast për nxitjen e konkurrencës.

‘Kompanitë e mëdha të teknologjisë së sotme kanë shumë pushtet – shumë pushtet mbi ekonominë tonë, shoqërinë tonë dhe demokracinë tonë’, shkruante ajo.

‘Ato kanë kërcënuar konkurrencën, kanë përdorur informacionin tonë privat për fitim dhe e kanë shtrembëruar fushën e lojës kundër të tjerëve. Dhe në këtë proces, ata kanë dëmtuar bizneset e vogla dhe kanë mbytur inovacionin.’

/Hashtag.al

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 15:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...