Media e madhe franceze: Në Shqipëri, votime apo zgjedhje maskaradë

Diel, 30 June 2019 15:46

Radioja më e madhe franceze RFI bën një analizë të gjëndjes sot kur zhvilllohen zgjedhjet bashkiake në Shqipëri:

Sot po votohet në Shqipëri, por është e pamundur të thuhet nëse bëhet fjalë për zgjedhje të vërteta bashkiake apo për maskaradë. Sipas deklaratave të qeverisë socialiste të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ato të disa anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, në datën 30 qershor zhvillohen zgjedhjet bashkiake.

Por votimet janë anulluar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht nuk i përket kampit socialist, as opozitës së djathtë. Sipas Kushtetutës është Presidenti i Republikës ai që shpall datën e zgjedhjeve. Konkretisht Presidenti ka anuluar zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor dhe ka caktuar një datë tjetër, në tetor për zhvillimin e tyre.

Kurse pra, qeveria Rama insisiton se zgjedhjet bashkiake mbahen sot dhe data e tetorit është e pavlefshme, ndërsa për presidentin, votimi sot është i paligjshëm dhe votimi i vërtetë do të duhet të mbahet tetor.

Opozita ka dalë e manifestuar prej disa kohësh kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar ata për korrupsion, se ka blerë votat dhe për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti në shkurt 2019 dhe e kanë bojkotuar atë që atëherë. Në të njëjtën mënyrë, opozita po bojkoton edhe sot zgjedhjet bashkiake duke mos paraqitur asnjë kandidat, për rrjedhojë socialistët nuk do të kenë kundërshtarë në gjysmën e komunave dhe prandaj mendohet se do të arrijnë një fitore të madhe.

Aktualisht nuk ekziston një institucion i aftë për të luajtur rolin e arbitrit për zgjidhjen e krizës shqiptare. E vetmja që do të kishte legjitimitetin për ta bërë këtë është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka funksionuar që nga viti 2018 për shkak të reformës gjyqësore. Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar, shumë i pranishëm në Shqipëri, nuk kishte asnjë mekanizëm për të luajtur rolin e arbitrit.

Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës ka anulluar misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që OSBE/ODHIR po bën e vetme monitorimin e tyre. Kurse Bashkimi Evropian është mjaftuar duke kërkuar qetësinë në vënd dhe në qëndrat e votimit. Partia Socialiste ka filluar një procedura për shkarkimin e Presidentit, gjë për të cilin ne nuk dihet sesi do të shkojë. Në këto rrethana, zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duket shumë e largët.

Modifikuar më Hënë, 01 July 2019 09:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...