Dy chihuahuat e qeverisë sot doni të tregonin jo vetëm besnikërinë ndaj partisë dhe liderit suprem, por donin të tregonin dhe që kishin lëçitur ndopak. Këta të dy kanë lidhje me leximin sa çka qumështi me naftën. chihuahua e parë, Spiropali merr guximin të citojë dhe gjeniun Lasgush Poradeci, shpirtin e butë mrekullinë e poezisë shqiptare , njeriut që me botën dhe talentin kapërceu mrekullitë që zoti i fali Pogradecit. Mori guximin, kjo chihuahua të citojë njeriun që urrente dhe s’u bë asnjëherë palë e marrëzisë së partisë së Spiropalit. Pasi mori Don Kishotin dhe Servantesin, bëri personazh dhe tjetrin shkrimtar të letërsisë shqipe, kuptohet që te kjo tipja e rilindjes, dashuria për liderin suprem është në përpjesëtim të drejtë me budallallëkun dhe ritmit të të folurit si kallashnikov dhe Rama këto lloj tipologjish i ka qejf se i fyen dhe i përdor lehtësisht.
Tjetri ishte Denar Biba. Njeriu i tenderëve të çuditshëm dhe disa dokumenteve shumë interesante që janë për këtë njeri me abuzime financiare në institucione të rëndësishme të shtetit, kishte shkruar një letër sot ku merrte guximin ti drejtohej folkut shqiptar. Guxim i madh në atë mungesë të theksuar inteligjence dhe po të lexoje letrën dhe tekstin ishte trishtim i madh të kuptoje se në çfarë duarsh është shteti, parlamenti KQZ-ja, për fat të keq dhe jetët tona.
Këto dy chihuahua janë mishërim i shprehjes “Debilitas incurabile est: , shprehjes së famshme latine, debiliteti është i pa kurueshëm./ Redaksionale