Teksa publikon statistika për numrin e atyre që duan të largohen nga vendi, Ilir Demalia thotë se shqiptarët ia kalojnë me shifra banorëve të Kongos apo El Salvadorit, ndërsa rendin me Haiti apo Liberinë.
Me këto shifra, thotë Demalia, shteti shqiptar po shkon drejt zhbërjes.
Reagimi i plotë:
Quo Vadis Albania?
Atë që nuk mundi ta realizojë plani Chubriloviç*, po e realizon sekti antishqiptar Rilindja e Edi Ramës!
Klasa politike e post-komunizmit po vret çdo ditë të ardhmen e shqiptarëve, shtetit dhe kombit
Pa lojëra fjalësh por me shifra, shteti shqiptar është i falimentuar dhe nuk dihet a do të ekzistojë me këto ritme në të ardhmen, prej kapjes nga krimi dhe trafiqet, nga mosfunksionimi i shtetit dhe institucioneve të tij, nga varfëria në rritje si vëndi më i varfër në Europë dhe nga më të varfrit në botë.
Le ti referohemi shifrave që tregojnë qartë alarmin e ekzistencës së shtetit shqiptar në të ardhmen;
82% e prindërve sot në Shqipëri duan të largojnë fëmijët e tyre nga Shqipëria dhe mos të kthehen më.
60% e shqiptarëve sot mendojnë të largohen përgjithmonë nga Shqipëria.
Shqipëria rreshtohet pas Sierra Leone me 71%., Liberisë 66%, Haiti 63%
Shqipëria ka një sistem shëndetësor të falimentuar. Shumë qytete të Shqipërisë nuk kanë mjek, për fshatra nuk ka as infermier dhe as një ndihmë mjekësore.
Me këto ritme të emigracionit si shkak i një shteti të kriminalizuar dhe një sistemi drejtësie të lidhur me krimin dhe në funksion të politikës kriminale, shqiptarët nuk shikojnë asnjë shpresë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.
Me këto ritme Shqipëria pas 70 vjetësh, popullsia e saj do të jetë më pak se 1 milion.