Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim për dorëheqjen e Ramush Haradinaj shprehet se thelbi i politikës shqiptare është padrejtësia. Në një postim në Facbook, Manjani shprehet se “politikanët, të paktën në hapësirën shqiptare, që të ecin para duhet të jenë mashtrues, hileqarë, maskarenj me fytyrë engjëllore, dallkaukë, pazarxhinj me fytyrë Euro-Atlantike..”.
Manjani shprehet se sa më i drejtpërdrejtë dhe i vendosur të jetë një politikan aq më shumë sulmohet dhe goditet nga pazarxhinjtë.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj na rikujton thelbin e të bërit politikë: PADREJTËSINË!!!
Politikanët, të paktën në hapësirën shqiptare, që të ecin para duhet të jenë mashtrues, hileqarë, maskarenj me fytyrë engjëllore, dallkaukë, pazarxhinj me fytyrë Euro-Atlantike…
Sentenca “q.. nënën të të thonë babë”, mbeti thelbi i çdo autokrati të suksesshëm.
Sa më i drejtpërdrejt, i vendosur dhe pa hile të sillesh aq shpejt dorëhiqesh, aq më shumë gjykohesh e ndëshkohesh edhe për hesap të maskarenjve që fërkojnë barkun.
Në këtë pikë, nuk e di a duhet të kemi më shpresë…”.