Nga Petrit Vasili
Ne mesnaten e 21-22 korrikut te 2016 ndodhi nje puthje memorabile mes ambasadores Vllahutin dhe ambasadorit Lu per te kremtuar votimin me 140 vota te ndryshimeve Kushtetuese te Reformes ne Drejtesi.
Te gjithe pas kesaj puthjeje,imagjinuan se nje enderr po behej realitet dhe se drejtesia, qe kishim pare e admiruar ne filma hollyvudianë dhe europiane do te ishte nje realitet tashme edhe ndër ne.
Ne ndryshimet e miratuara ne 21-22 korrik, te bekuara edhe nga kjo puthje kuptimplote, kishte data dhe afate te shkruara me nje saktesi, te papare, ndaj edhe ne te gjithe u patem iluzionin se e kishim ne pellemben e dores drejtesine e re,e cila do te ndertohej fët e fët, sepse Kushtetuta e re e sapo miratuar nuk linte shteg nga te levizje.
Por pas kesaj puthjeje, as drejtesia re nuk lindi,por humben edhe ate pak drejtesi qe kishim.
Te gjitha afatet e shkruara ne Kushtetute u shkelen dhe neperkemben shume me keq se ne drejtesine e meparshme.
Te gjitha detyrimet e vena ne Kushtetute ne 21-22 korrik nga strikte, te prera e rigide, u bene si llastik qe e hapte qeveria,pa kushtetute e ligj,sa i do qejfi per ta kapur totalisht drejtesine, shume me keq se me pare.
Prokurorin e pergjithshem, e shpiken te perkohshem, kunder kushtetutes dhe nga kerkesa e Komisionit te Venecias per te mos e zgjedhur as me tre te pestat per te evituar kapjen, e grabiti Edi Rama dhe qeveria me 69 vota dhe pa veting,shume me keq se me pare.
Humbem Gjykaten Kushtetuese,qe kishte dhene me pare dhjetra vendime kunder te gjitha qeverive te majta e te djathta, me keq se me pare
Kemi sot Gjykata si e Durresit,qe jep dy vendime te kunderta per te njejten ceshtje per votimet e 30 qershorit, gje qe s'ndodhte kurre me pare,pra me keq se me pare.
Kemi prokurori qe as hap,as heton por vetem mbyll ceshtje te korrupsionit gjigand dhe krimit zgjedhor,kur se paku dikur edhe hapeshin e hetoheshin ca ceshtje edhe ketu me keq se me pare.
Kishim Gjykate te Larte qe sot pas tre vjetesh as kemi as nuk e dime kur do ta kemi dhe 35 mije ceshtje sa,nje mal,qe rrine e presin e ku njerezve s'do tu dale as jeta per te marre drejtesi,pra me keq se me pare.
Kemi KLGJ dhe KLP te mbushura me njerez pa integritet te kontestuar edhe nga nderkombetaret vete qe do te ndertokan drejtesine e re sipas reformes edhe ketu me keq se pare.
Tre vjet pa sistem drejtesie si dhe kapja totale nga qeveria edhe e atyre pak organeve jane ngritur,jane nje zhgenjim shume i madh tek qytetaret,te cilet besuan dhe enderruan tek drejtesia e re,e barabarte per te gjithe dhe mbi cdo gje te pakapur nga qeveria.
Koha nuk pret ,duhet vene gishti ne plage sepse shteti i se drejtes eshte kapur totalisht dhe duhet shpetuar sot.
Qytetaret i besuan puthjes se 21-22 korrikut,por zhgenjimi i tyre pasi humben edhe ate pak drejtesi qe kishin, kerkon sot qe nderkombetaret ti japin shuplaka dhe jo levdata qeverise per kapjen skandaloze te drejtesise gjoja te re, kete presin qytetaret nga ata.