Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka ngritur hije dyshimi lidhur me tenderin e sistemit elektronik të kontrollit të faturave, që e konsideron si korruptiv dhe me kosto disafish më të lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.
Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Shehaj shkruan se tenderi në fjalë është organizuar përmes një gare fiktive ku morën pjesë 2 konkurrentë falsë, që u skualifikuan lehtësisht për të nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate “Neos doo” dhe kompanive shqiptare “Jehona Softëare Shpk” dhe “Datatech shpk”.
Më tej, Shehaj shpjegon se kompania “Jehona Softëare Shpk” hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič, biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i kryeministrit Rama.
Ndërsa, tri muaj më pas, në dhjetor 2018, marrëveshja u bë publike dhe 100% e aksioneve të “Jehona Softëare” i kaluan “Primus Adriatic”, kompani e krijuar për këtë qëllim sipas Shehaj në dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič. Thënë këto, ish-deputeti bën thirrje që Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar nëse paratë e tenderit do të në llogaritë e Ramës, jashtë vendit
Postimi në Facebook:
Kujt po i shkojnë në Kroaci, milionat e tenderit të sistemit elektronik te kontrollit te faturave? Para një viti, qeveria shqiptare, pa asnjë studim dhe transpancë organizoi një tender për një sistemi të ri të faturimit për biznesin. Kostoja 15 milionë euro që caktoi qeveria për projektin është disa fish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.
Qeveria zhvilloi, në 21 shtator 2018, një garë fiktive, ku morën pjesë dy konkurentë fallco që u skualifikuan lehtësisht, duke nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate Neos doo dhe kompanive shqiptare Jehona Softëare Shpk dhe Datatech shpk.
Në të vërtetë, kompania Jehona Softëare Shpk hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič: në datën 6 shtator 2018, para se Jehona të futej në tender, Čabrijč kishte blerë të gjitha aksionet e Jehonës nëpërmjet një marrëveshje jo publike, e cila u regjistrua në QKB vetëm në janar 2019 (dokumenti në foto). Kjo marrëveshje u mbajt e fshehur në dokumentat e tenderit.
Hrvoje Čabrajič është biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.
Në Dhjetor 2018, pasi u sigurua kontrata e korruptuar, marrëveshja u bë publike dhe 100% të aksioneve të Jehona Softëare i kaluan Primus Adriatic, kompani e krijuar për këtë qëllim në Dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič.
Nëpërmjet kësaj skemë vidhen dhe pastrohen paratë e korrupsionit. Një pjesë e 15 milionë eurove do të shkojnë në llogaritë jashtë Shqipërisë të Čabrajičit, në një skenë të ngjashme me atë atë të përdorur në rastin e DH Albania: 1) sajohet një projekt me kosto të fryer disa fish; 2) bëhet tender fiktiv ku del fitues një konsorcium ku bën pjesë një kompani të regjistruar jashtë Shqipërisë me pronarë të panjohur apo të fshehur dhe pa aktivitet; 3) paratë kalojnë nga buxheti i shtetit tek llogaritë jashtë vendit të kësaj kompanie; 4) nga llogaria e Kompanisë se huaj paratë shkojnë të përfituesi final i korrupsionit.
Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga Čabrajič në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit?