Një ngjarje e rendë ka ndodhur gjatë procesit të Suel Çelës, pseudobiznesmeni që sulmoi me makinë derën komisariatit të policisë së Elbasanit.
Nga 2013 e këtej është kohë e frikshme banditësh. Gjesti i tij la të kuptohej se shteti kishte rënë dhe bandat me pushtet kishin marrë në dorë jetët e njerëzve. Që nga 2013 e këtej krimi ka marrë me qera shtetin e politikën. Sot në gjyqin e Suel Celës ishin zhdukur provat filmike me bekimin e Arta Markut e Donika Prelës dosja e Suel Celës si dhe shumë banditëve të tjerë ka gjezdisur nga Prokuroria e Përgjithshme, tek ajo e Krimeve të Rënda, nga ajo e krimeve të Rënda në Prokurorinë e Elbasanit e në kthim. Një tragji-komedi kriminale. 11 DVD nuk gjenden. Prokurori i çështjes, edhe më qesharak, se dy drejtueset, Marku – Prela, deklaron në proces se “Nuk jam në gjendje të shpjegoj një situatë të tillë”. Nuk ka limit më për mbrojtjen e krimit, asnjë lloj stepjeje se i mbron Ramaforma. Kudo ku është Donika Prela ndodhin vjedhje e zhdukje provash. Nuk asnjë rastësi. U vodh posta e Prokurorisë së Durrësit, zhduket provat e Suel Çelës, zhduken fashikuj nga dosja e Saimir Tahirit dhe dy “katicat” e Shqipërisë, Arta Marku dhe Donika Prela, si produkte të Ramaformës, janë përgjegjëset kryesore bashkë me ata që i urdhërojnë. Dhe si çdo katicë dhe këto do të kenë hetimin e tyre, por kur ai të fillojë, për këto të dyja nuk do ketë më “zhdukje” provash.