Edi Rama është absolutisht kryeministri më i dështuar që Shqipëri që prej rënies së komunizmit, por dhe në Ballkan. E ka treguar më së miri me paaftësinë e tij për të qenë një drejtues ekzekutivi që të orientojë zhvillimin e këtij vendi dhe që nga dita kur ai është ulur ne karrige është varfëruar dita-ditës.
As është shqetësuar për këtë gjë dhe kur aspirata e shqiptarëve është të kenë një ekonomi të zhvilluar, demokraci funksionale dhe ti bashkohen familjes së madhe europiane, sërish është Rama ai që i pengon.
Nuk ka plotësuar asnjë kusht për integrimin, gënjen sa herë troket në kancelaritë europiane, manipulon zyrtarë burokratë të Brukselit në Tiranë ose jo dhe flet gjithë ditën për integrimin madhe dhe duke i akuzuar ata që e kanë fajin. Pas çdo takimi në kancelaritë europiane kthehet me mashtrimin e madh se negociatat do të hapen, shqiptarët e kanë dëgjuar disa herë këtë lajm por ende ajo derë e shumëpritur nuk është hapur!
Edhe sot Edi Rama ishte në Gjermani, jo për herë të parë ku ka pasur takime të nivelit të lartë për sa i përket marrjes se negociatave të Shqipërisë. Madje aq shumë i ka gënjyer shqiptarët dhe gjermanët me detyrat që duhet të bëjë për marrjen e statusit, sa i duhet të shpik një ekspozitë e më pas patur dhe një vizitë!
Kreu i organizatës Rilindje si gjithnjë në çdo takim të nivelit të lartë, edhe sot shkoi tek Merkel pa plotësuar detyrat e shtëpisë dhe ato që i kishte lënë Merkel dhe BE. Është mësuar të shkoj me atlete të bardha e kësaj here në mungesë te një spektakli te tille duke qene se e kishte te pamundur shpiku një ekspozite!
Pra, Rama shkoi te Merkel, shkoi në superfuqinë e Ballkanit me ca zhargavina dhe jo projekte konkrete për të tashme dhe të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Rama shkoi tek Merkel dhe pa asnjë rezultat konkret në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kushtet e Gjermanisë për negociatat janë; Reforma zgjedhore, procedimi i gjyqtareve te shkarkuar, krijimi i SPAK e BKH, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, funksionimi i Gjykatës Supreme, përparim ne luftën kundër korrupsionit, rezultate ne goditjen e Krimit te Organizuar, progres në reformën administrative. Në mungesë rezultatesh Merkel dhe deputetet e Bundestagut e përzunë sërish ftohtë Ramën duke deklaruar së përgjigjie do të vinte fund shtatori. Rama sërish do na gënjejë duke thënë negociatat u hapen por me gusht. Pra në këtë vizitë Rama i tregoi zonjës Merkel një fletore vizatimi dhe ajo e përzuri pa asnjë premtim.