Injoruan jetët tona

Diel, 22 September 2019 18:50

Njerëzit ishin të tmerruar, forca e natyrës e papërballueshme. Në ato minuta kishim forcën e një shekulli të tërë. Nëna të tmerruar për jetët e fëmijëve, prindër, baballarë, motra vëllezër të gjithë në rrugë dhe të gjithë e dinin cilido brezi të ishin që ky ishte tërmeti më i fortë i 30 viteve të fundit. Dihej që presidenti kishte njoftuar për një katastrofë të përmasave të tilla mbi informacione në baza shkencore. Dolën monstrat e Rilindjes dhe na mbushnin mendjen që shefi i madh udhëtonte Zotin e dinë këta hajdutët, drogaxhijtë, këto neveri të propagandës në Bashkinë e Tiranës, e di ky vrasësi i Ardi Gjoklajt, e di ajo radio pa bateri e parlamenti Spiropali se kur godet natyra. 

Dallgëdi e fortë dhe kjo nën efektin e kokainës. Këta nuk kanë masë më për asgjë. Bashkë me njoftimin që i bënë informacioneve të Presidentit dhe nxjerrin turli soj megafonësh në media e televizione, por injoruan dhe jetët tona. Këta nuk kanë masë dhe siç e ka treguar me çdo gjë e treguan që lozin telebingo dhe vënë bast me jetët tona dhe të fëmijëve tanë. Sizmiologun grek, Akis Tselentis kishte paralajmëruar tërmet të fuqishëm në Shqipëri që më pas ai u citua dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme i cili iu bëri apel dhe institucioneve. Edhe sot sizmiologu  grek Tselentis ka reaguar duke pohuar se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të. Akis Tselentis sot për gazetarin Aleksandër Marku tha se: -“Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla. Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme”.

Modifikuar më Hënë, 23 September 2019 13:44
Login to post comments