Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve

Saturday, 28 September 2019 13:12

Edi Rama u mundua të tregohej nacionalist në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Për të marrë ca duartrokitje nacionalistësh, Rama shfrytëzoi rastin e Kosovës, dhe i bënte thirrje mikut të tij, Aleksandër Vuçiçit, që ta njohë shtetin e Kosovës.
Është i njëjti Edi Rama i cili pak kohë më parë këmbëngulte për zbatimin e projektit ruso-serb bashkë me Vuçiçin, projektin e shkëmbimit të territoreve ku humbësi i madh do të ishte Kosova.
Fryrësi më i madh i qymyrit të ndezur, atij të ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, u tregua Rama, i njëjti njeri që foli dje. Aq shumë arriti deri në këtë pikë sa tentoi të bëjë për Ministër të Jashtëm njeriun vegël të Serbisë. Është i njëjti Ramë që në media del dhe e thotë me kënaqësinë më të madhe se e ka mik Vuçiçin. Madje ofendon dhe i quan gomarë ata që kundërshtuan idenë e tij për ndarjen e Kosovës.
Pas Samitit të Berlinit u bë e qartë dhe e provuar me informacione se plani ruso-serb u mbështet nga Vuçiç, Thaç dhe Rama.
Ndërsa në OKB, Kosovën e përmendi për nacionalizëm, muaj më parë ekzistuan të dhëna se janë paguar shuma të konsiderueshme nga qeveria e Tiranës dhe Presidenti i Kosovës, për kompanitë lobuese të Ramës, Thaçit, por edhe të Republikës Serbe të BiH që janë të angazhuara intensivisht pranë administratës Trump dhe kancelarisë gjermane për finalizimin e ndarjes së Kosovës./ REDAKSIONALE

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...