Meta: Të rikthejme një parlament serioz

Premte, 04 October 2019 10:18

Presidenti Meta e nënvizoi mbrëmë se këtë krizë e zgjidh Populli shqiptar me votë dhe se vetëm kështu do të kemi një parlament serioz.

“Me votë! Votë për Parlamentin, që të ketë Parlament serioz se e gjithë bota e di se çfarë Parlamenti kemi. Votë për pushtetin vendor se janë zgjedhje të paligjshme. Votë edhe për Presidentin, unë kam qenë i hapur.

Unë do bëj çdo gjë që vendi të normalizohet sa më shpejt, siç e kam bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë do të sillem gjithmonë si President i Republikës së Shqipërisë, si një shtet i së drejtës dhe jo si një shtet i propagandës.

Presidenti Meta: Unë ju thashë që 82 vota janë legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës. Kaq! Në qoftë se me 82 vota legjitime mjafton gjykimi i Presidentit të Republikës, le ta bëjnë kur të duan. Por tjetra, keni parasysh që unë jam betuar për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo do të thotë që unë jo vetëm që do sillem si President i Republikës së Shqipërisë, por në fund fare dhe si Presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo shqipfolësve”, tha Presidenti.

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 13:19
Login to post comments