Rama nuk e ka lexuar Kafkën dhe Kadarenë e ka urryer gjithë jetën

Saturday, 12 October 2019 18:09

REDAKSIONALE/ 

Ka mbi 22 vjet derdhet lumë propaganda në funksion të një njeriu. Ka 22 vjet që shqiptarët dëgjojnë , shikojnë se si ngrihet miti i një klouni të Sorosit. Kjo është fundi, klounit të Sorosit. U investua vetë, bashkë me një rreth të ngushtë në fillimet e hershme për të paraqitur basketbollistin ekstravagant, për të paraqitur një njeri që studionte diku në një shkollë për pikturë, por në fakt doli prej shumë vitesh që as basketbollist e as piktor nuk ishte.
U investua në kanale të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kanaleve të dyshimta të shërbimeve inteligjente, duke dashur gjithnjë të mbërrijë atë që dhe sot dhe pse është në pushtet e i mbuluar me monedha nuk e ka arritur dot. Të ketë një vend në histori.
Ky është një njeri kalimtar në historinë e këtij vendi, si ato transitet nëpër aeroportet të cilat të bezdisin, të lodhin deri diku të ezaurojnë. Është një transit i keq gjatë një udhëtimi të cilën nuk duam ta kujtojmë. Kështu do të jetë emri i tij dhe kjo do të jetë një nga dramat e tij, por kjo dramë do ti shtohet të tjerave që ai ka, i ka vuajtur për dekada me radhë, por që mekanizmat që vuri në lëvizje nisën ngadalë ngritjen e makinerisë së madhe propagandistike e cila kohët e fundi po çedon pak për ta paraqitur këtë kopertinier, njeri të ditur dhe të lexuar.
Drama e tij nuk ka qenë libri dhe leximi, kultura dhe dija. Drama e tij ka qenë mospasja e asnjë bindjeje personale dhe duke qenë gjithë jetën fluger, piktor që nuk u bë kurrë dhe mbi të gjitha paraja. U peshkua nga establishmenti për këto cilësi dhe sigurisht që tentakulat ushqyese të Sorosit do të punonin pa ndërprerje në një mbështetje fatkeqësish tragjike që ky njeri të kalonte me dhunë në ekrane televizive duke iu imponuar një kombi të tërë.
Erdhi duke pasur mbi vete hakmarrjen për gjendjen e tij financiare si një emigrant i poshtë urave të Parisit. Dhe sigurisht mekanizmat ushqyese e çuan kryetar Bashkie dhe Kryeministër. Për 22 vjet me radhë këto tentakula ushqyese të Sorosit punuan mbi këtë mit të rremë dhe ai gjatë rrugës gënjeu, mashtroi vartës, bashkëpunëtorë, kolegë, vetëm e vetëm me një qëllim, pasurim me çdo formë, qoftë kjo dhe radikale.
Për të qenë të sinqertë një pjesë e mirë e intelektualëve dhe çdokush i angazhuar në kritikë ndaj Edi Ramës janë ende në naivitet dhe në moskuptim të thelbi të këtij njeriu në raport me vjedhjen dhe abuzimin e përminutshëm të tij. Ky është njeriu që kalon nëpër basi fondet e zeza të nxjerrjes së lekut dhe kaloi nga 20% e Bashkisë në zgjidhjen më radikale të vjedhjes, PPP-të e famshme. Por steka u ngrit dhe më lart me kanabizimin, bashkëpunimin me krimin e organizuar, ligjin mbi dividendin dhe kostot çnjerëzore të rrugëve. Thonë se kanë një farë qetësie për shkak të pasurimit të tejskajshëm, por duket si qetësi e rremë.
Por propaganda e tentakulave ushqyese dhe e armatës së mjeranëve dhe propagandës në Shqipëri do të tentonte të arnonte një dramë tjetër të brendshme të tij, urrejtjen ndaj elitave dhe njerëzve të ditur. Librit dhe asaj përmase të pakohë që ai të jep. Guxon të përmendë Franc Kafkën dhe Ismail Kadarenë ën mesazhet e tij në twitter, a thua se impresionohet njeri tashmë nga të qenurit kopertinier. Frazat janë të dala jashtë boje dhe shumë-shumë mund të mahnitet Gent Cakaj, Spiropali dhe Tao Bao. Me siguri matematike nuk e ka lexuar Franc Kafkën se do ta kishte trembur deri diku, fundi i librit “Procesi”. Në fund të librit , fjalia e fundit që personazhi kryesor i kalon në mend është “ Like a dog” (si një qen).
Guxim i madh të përmendësh Franc Kafkën kur nuk ia ke idenë as “Metamorfozës” , e as “Procesit” dhe këto nuk ti shpjegon dot as Fuga.
Përmendja e emrit të Kadaresë është hipokrizia tjetër më e madhe këtij klouni masonik të Sorosit. E ka urryer gjithë jetën gjeniun e madh ët letrave, pavarësisht pirueteve të tanishme të pirueteve që kërkon ky të bëjë. Bashkëkohësit e dinë mirë që ky njeri me rrethin e tij, me të ndjerin Ardian Klosi, nuk linin gjë pa thënë dhe sulm pa kryer ndaj gjeniut të madh të letrave.
Kopertinieri nuk po ia del dot me të gjithë makinerinë e madhe të propagandës të bindë as veten, as atë nivel që kërkon të bindë dhe prandaj dhe më shumë e shtyn këtë makineri që në fjalimet të ketë sa më shumë citate të njerëzve të mëdhenj, nga të cilët ky nuk ka lexuar asnjë rresht.
Zhargavinat e tij, laj e lulet zyrës, letrat e murit, kollaret me topa dhe me ngjyra, çitjanet dhe adiddasë, mahnitin ndonjë burokrat e burokrate në Bruksel, por kurrsesi ato rrethe e nivele ku ky kërkon të jetë pjesë dhe që e ka dramë, që s’do të jetë kurrë. Lufta për të hyrë në histori është shumë e madhe, e tij dhe establishmentit, e të gjithë makinerisë së propagandës që të gjithë injorancën e tij në televizione nuk është gjë tjetër thjesht pasqyrë ku është pamja e vërtetë e këtij klouni të Sorosit.
Le të përmendi sa të dojë Franc Kafkën dhe Kadarenë, janë konstelacione mijëra-jetë dritë larg. Ky të kujton thjesht një personazh të Curzio Malapartes tek libri “Lëkura”. Me që është i palexuar po i tregojmë dhe kapitullin : “Bijtë e Adamit”.

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 17:45
Login to post comments