Sali Berisha: Në vitin 2016 raporti i Komisionit u shkruajt në zyrën e Edi Ramës

Tuesday, 22 October 2019 22:16

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora u shpreh se raporti i Komisionit në 2016 u shkruajt në zyrën e Edi Ramës.

Berisha: Në 2016 raporti i Komisionit u shkruajt në zyrën e Edi Ramës dhe u transferua nga Romana Vlahutin si raport i saj në Bruksel.

Sonila: E keni nga informatori digjital apo keni dijeni të plotë?

Berisha: E kam nga një informator që e kam deklaruar me dhjetëra herë dhe nuk e kundërshton dot askush këtë. Sepse këto gjëra nëqoftëse do të ecej mbi bazën e meritës unë ju garantoj ju që të gjitha bëheshin. Mua më vjen keq t'ju lexoj këtu deklaratat e mia të vazhdushme që nuk do të happen negociatat.

Modifikuar më E mërkurë, 23 October 2019 19:09
Login to post comments