As ështê parë dhe as dëgjuar që një drejtues qeverie të përdorë biseda kofidenciale me një lider të një shteti tjetër, në nivel të ulët propagandistik si kjo e sotmja e “liderit global” (nofka qesharake që ia përdorin me ironi koridoreve të Evropës) . Edi Rama arriti deri aty sa me banalitet të deklarojë se ishte Kancelarja Merkel që i telefonon dhe kishte të nevojshme të fliste me vetë atë, të madhin “Skenderbeun” e Spiropalit.
Ndërkohë që Fevziu i është përgjigjur me ironi nëse Merkel paska kaq shumë kohë sa të flasë me Ramën, përse nuk u hapën negociata.
Në studion e “Opinion” Rama po e përdor telefonatën kofidenciale me Kancelaren për propagandë konsumi, njëlloj si me rastin e fotos me ish Presidentin Obama. E mbani mend se si pagoi 80 mijë euro duke shkelur ligjin Federal dhe u bë gruaja e Bilalit vetëm që shqiptarëve tu shiste mend se ai kishte arritur majat dhe kishte mbështetjen e SHBA.
Përdorim i ulët që duhet të ngrejë alarmin e trupës diplomatike në vend. Për rastin e telefonatës me Kancelaren, natyrshëm ngrihet pyetja. A kanë veshë këta diplomatë gjermanë në Shqipëri të dëgjojnë se çfarë bën ky njeri dhe si arrin të turpërojë me keqpërdorimin e bisedave kofidenciale?
REDAKSIONALE