“Siria, kurrë më”/Ekspertët amerikanë: Erdogan po kryen spastrim etnik ne Siri

E mërkurë, 30 October 2019 20:01

Presidenti i Turqisë Taip Erdogan ka kërcënuar të “spastrojë” Sirinë e Veriut nga Kurdët. Edhe pse termi “spastrim etnik” ka nisur të përdoret që nga lufta e Bosnjës në 1990, gjenocidi dhe spastrimi etnik kanë pak a shumë të njëjtin qëllim dhe funksion, të dyja janë krime kundër njerëzimit të cilat SHBA duhet të qëndrojnë dhe kundërshtojnë më forcë. Termi gjenocid u përdor në fillim nga Raphael Lemkin në vitin 1943 i cili shpjegoi: “Shfaqa interes për gjenocidin sepse nisi të përdorej shumë herë në histori, u ndodhi Armenëve dhe pas Armenëve menjëherë Hitleri ndërmori gjenocid kundër Hebrenjeve. Gjenocidi ishte baza ligjore e ligjit të Nyrembergut mbi të cilën u ndërtua akuza mbi kriminelët nazist të luftës. 

Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Gjenocidit e cila u adaptua në 1948 u kërkon shteteve të ndërhynë kur kryhet spastrim etnik. Konventa mbi parandalimin dhe dënimin e krimeve të Gjenocidit thekson dhe ve në dukje akte që e konstituojnë gjenocidin kur ai kryhet ai kryhet “me qëllim” për të shkatërruar dhe shfarosur një grup etnik, kombëtar, rracial apo fetar. Kjo nënkupton;
1.Të vrasësh anëtar të një grupi
2.Të shkaktosh dëme fizike dhe mendore
3. Të shkatërrosh kushtet e jetës nëpërmjet një kalkulimi të mirëmenduar me qëllim që të shkatërrosh në mënyrë fizike një grup të tërë ose një pjesë të tij.
Spastrim etnik u përdor si term në luftën e Bosnjës nga lideri serb i Bosnjës Radovan Karadzic i cili karakterizonte mënyrën se si serbët trajtonin myslimanët dhe jo serbët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990. Mund të duket pak si terminologji më e lehtë si term, por të dyja këto janë krime kundër njerëzimit. Si zyrtarë të SHBA, por dhe në përgjegjësitë dhe kapacitete tona private ne luftojmë për të ndaluar spastrimin etnik në Bosnjë.
Kemi përshëndetur fort 1995, ndërhyrjen e SHBA në këtë luftë për t’i thënë Stop spastrimit etnik në Bosnjë dhe gjithashtu ndërhyrjen në vitin 1999 të trupave ushtarake të SHBA në Kosovë me qëllim që të ndalonin aty atë spastrim etnik që ndodhi në Bosnjë. Në të dyja rastet kemi përshëndetur dhe mbrojtur të drejtat e myslimanëve. Jemi shumë krenarë që SHBA shkuan në luftë për të mbrojtur viktima pa mbrojtje.
Në 1998 në vizituam Turqinë juglindore me qëllim që të dokumentonim vrasjet sistematike dhe shpërngulet me forcë të kurdëve etnik. Turqia recitonte dhe gjithmonë insistonte që po luftonte terrorizmin, teza këto për të justifikuar krimet të cilat rezultonin në vdekjen e 40 mijë njerëzve dhe shpërnguljen me dhunë të milionave.
Ne dëshmuam përpara Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara lidhur më këto abuzime të Turqisë.
Sot, Turqia sërish po kryen gjenocid, trupat turke dhe mercenaret e  tyre xhihadist pushtuan Sirinë e Veriut në tetor 2019, Erdogan u betua se do ta “pastronte” zonën kufitare nga kurdët. Pastrim është eufemizëm për spastrim, pra me pak fjalë është një formë tjetër për të thënë gjenocid. Presidenti Trump nuk mund të mbylli një sy përkundrejt vrasjeve të Erdoganit, sepse kjo do të përbente një problem sidomos për faktin që vrasjet po kryhen kundër një aleati të SHBA i cili luftoi përkrah SHBA kundër ISIS.
Presidenti tha se Turqia kishte nevoje vetëm për një hapësirë të vogël në Siri e cila duhet të pastrohet nga kurdët dhe kjo nga shumë mund të konsiderohet si një lloj leje për spastrim etnik pavarësisht nga gjuha po ndonjë semantikë ligjore SHBA duhet të jenë gjithmonë kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik. Historikisht SHBA janë përpjekur që të jenë një fuqi e cila ndërhyn për mirë në botë, në kundërshtuam gjenocidin e Hitlerit. Bombarduam serbët për të ndaluar spastrim etnik ne Bosnjë dhe Kosovë. Bëmë luftën e Gjirit për të ndaluar Saddam Hussein që të përdorte armët kimike. Duke lejuar një spastrim etnik ndaj kurdëve në veri të Sirisë, SHBA mund të shihet si një bashkëpunëtore e Erdoganit në krimet e tij të luftës. SHBA me çdo kusht duhet të kundërshtojnë gjenocidin me të gjitha format apo emrat që ai shfaqet.

J.Kenneth, Blackwell (Është ish ambasador i SHBA në Komisionarin e Lartë të të Drejtave të Njeriut në OKB).
David L. Philips (Është drejtor i Programit për të Drejtat dhe Ndërtimin e Paqes në Universitetin e Kolumbias. Ai ka shërbyer si këshilltar dhe ekspert i çështjeve të jashtme në DASH gjatë administratave të presidentëve Klinton, Bush dhe Obama),  

Modifikuar më E Enjte, 31 October 2019 13:48
Login to post comments