Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski, në një shkrimin të botuar sot në mediat është shprehur Se Rama është duke bërë gjithçka në funksion të zbatimit të planit të Vuçiç.
“Qeveria shqiptare ka kontribuar në fushatën përçarëse serbe për ndryshimet e mundshme të kufijve në Kosovë. Vuçiç pa dyshim e ka bindur kryeministrin Edi Rama me hilen e joshjes së bashkimit me mbetjen e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu mund të ketë marrë pjesë në një skemë të tillë për të hequr vëmendjen nga problemet e tij me Dhomat e Specialistëve në Hagë, nga përshkallëzimi i akuzave për korrupsion,si dhe nga një humbje e mundshme e mbështetjes amerikane”, shrkuan Bugajski.