U kthye koha e dëbim internimeve

Tuesday, 12 November 2019 14:38

Dita e sotme ishte një ditë e zezë në historinë e vendit, sidomos në drejtim të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Pothuajse 30 vite nga vendosja e demokracisë në Shqipëri jemi rikthyer në ditët e diktaturës më të egër në Evropë.

Me atë që ndodhi sot tek Unaza e Re qeveria shqiptare vërtetoi edhe një herë se përbëhet nga banditë, nga pinjollë të sistemit të kaluar të cilët vetëm lëkurën e kanë ndërruar por zakonin nuk e kanë harruar.

Sot që në mëngjes herët, në vatrat e familjeve, ku jetojnë fëmijë, të moshuar, gra e burra, është hedhur gaz lotësjellës. Ja sulmuar brenda shtëpive të tyre dhe i është kërkuar largimi nga aty.

Familjet shqiptare janë dhunuar sot, janë rrahur, janë sharë dhe janë dëbuar, vetëm sepse një i çmendur në krye të qeverisë nuk ngopet së vjedhuri.

E çfarë e ndryshon këtë veprim nga ajo që ndodhte për 50 vite me radhë në sistemin komunist.

Edhe atëherë me mijëra kanë qenë rastet kur policia ka mësyrë në mes të natës, në mes të errësirës, shtëpitë e familjeve shqiptare dhe me urdhër të një njeriu të vetëm kanë dëbuar apo ekzekutuar mijëra shqiptarë.

Ndaj edhe kjo situatë e ditës së sotme është e rëndë, është e jashtëzakonshme. Banda në qeveri ka filluar të tregojë fytyrën e saj të vërtet.

Modifikuar më Tuesday, 12 November 2019 20:45
Login to post comments