Presidenti nuk është i vetëm  kundër bandës së Rilindjes

Premte, 22 November 2019 18:37

Beteja që po zhvillohet këtë periudhë mes Presidentit të Republikës dhe bandave të Rilindjes është më e rëndësishme se kurrë. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për përplasje institucionale mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës.

Këtu po përplasen një bandë kriminale që kërkon të shuajë një herë e mirë këtë vend dhe një kryetar shteti, një shtetar i vërtetë që po mbron me të gjitha forcat shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri, dhe jo vetëm por edhe sovranitetin.

Bandat e rilindjes tashmë dhe kreu i sektit të Rilindjes tashmë kanë krijuar një simbiozë të tillë me krimin e organizuar saqë nuk munden të sillen dot ndryshe.

Këta e konsiderojnë shtetin si pronë private, institucionet ia kanë lënë me tapi këtij dhe bandës së rilindjes, dhe përveç drogës dhe vjedhjeve me partneritet me krimin e organizuar, ndonjë zgjidhje tjetër shqiptarët nuk do të kenë. Rama është bërë simbol i kriminalitetit, i drogës, i kapjes së shtetit, i hajdutërisë në nivele ekstreme, i vjedhjes së parave të shqiptarëve e deri të mafia e pronave që e ka futur vendin në një qorrsokak që një Zot e di si do i vejë halli.

Dhe ndaj Presidenti i Republikës, në betejën e tij për të mos e dorëzuar shtetin në dorë të kriminelëve, që me makinacione mafioze kërkojnë ta kapin atë, nuk është vetëm. Por ai ka me vete të gjithë qytetarët shqiptarë dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta po mbron Kushtetutën, sovranitetin dhe stabilitetin e vendit dhe shqiptarët do t’ia dinë për nder ndër breza.

Reforma në drejtësi nuk mund të jetë një picetë e rëndomtë që Rilindja të fshijë kokainën nga hundët e saj. Dhe këtë e kuptojnë shumë mirë edhe diplomatë e njerëz te përgjegjshëm ne Bruksel e kudo, që nuk janë pjese e ndonjë establishmenti. Edhe ata Presidenti Meta i ka në krah. 55news.al

Modifikuar më Saturday, 23 November 2019 17:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...